Shpërndante drogë, kapet në flagrancë 19 vjeçari nga Elbasani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan, në kuadër të operacionit “Tempulli”.

I riu u kap në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në automjetin që drejtonte. Në rrugën “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte K. K., dhe gjatë kontrollit, kanë gjetur kanabisin që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, është organizuar puna për goditjen e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i automjetit me iniciale K. Gj., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./O.S

Të fundit

Tërmeti në Mianmar zbulon Pallatin Mbretëror të varrosur prej shekujsh

Një tërmet shkatërrues në Mianmar zbulon rrënojat e pallatit mbretëror nga dinastia Konbaung, të fshehura nën qytetin antik të...

Arbër Hajdari për fitoren e Gjestit/Gjysma jonë më e mirë Kosova, mori atë që e meritonte

Gjesti ka arritur të shpallet fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania 4, duke u kurorëzuar si kampioni i këtij sezoni. Pas...

“Fuqitë e lanë te porta e…”/ Historia tragjike e mikut personal të Zogut

Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim...

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 20 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.8 lekë. Euro do të...

Tërmet në Itali, lëkundjet ndihen në disa zona

Një tërmet me magnitudë 3.4 është regjistruar në orën 03:55, në provincën e Potencës, në jug të Italisë. Epiqendra e tij është lokalizuar në...

Lajme të tjera

Web TV