Votimin në Këshill vetëm me votat e socialistëve për ndryshimin e rregullores, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi e konsideron atentat ndaj parlamentarizmit dhe provokim të rëndë ndaj opozitës.
Dukle folur për gazetarët pas mbleshjes së grupit parlamentar të demokratëve, Bardhi tha se opozita do ta përshkallëzojë aksionin e saj opozitar.
“Mazhoranca në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores ka kryer atentat të rëndë ndaj parlamentarizmit, duke miratuar në mënyrë të njëanshme e madje pa njoftuar deputetët disa ndryshime që de facto pezullojnë mandatin e deputetëve të opozitës për 2 muaj. Në vend që të reflektojnë për dialog dhe normalizim të situatës në parlament, po kryen çdo akt për ta thelluar situatën jo normale dhe bllokimin e punës në Kuvend.
Dua të shpreh vendosmërinë e secilit prej deputetëve, për t’ju përgjigjur përshkallëzimit që ka ndërmarrë mazhoranca me përshkallëzim të aksionit tonë.
Ky është një provokim i rëndë ndaj asaj që ju keni parë gjatë këtyre 2 muajve në Kuvend. Më njoftojnë që e ka futur Gardën në gatishmëri dhe ka bërë shumë mirë sepse ne jemi në një regjim”, u shpreh deputeti Bardhi./O.S