Plot 20 shoferë janë arrestuar dhe proceduar penalisht nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës së kaluar, për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Në bazë të të dhënave, në total u vendosën 9526 gjoba gjatë gjithë javës.
Nga këto, 156 masa ishin për xhama të zinj; 450 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara;
173 masa për parakalim të gabuar; 433 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit; 178 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 82 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 285 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 22 masa për mosrespektim të tabelës “Stop”; 7010 masa për qëndrim të gabuar; 737 masa të ndryshme.
Ndërkohë, 7 automjete u bllokuan, nga të cilat 1 automjet me targa të huaja për verifikim; 4 automjete të bllokuara për detyrime të palekuiduara; 1 automjet spostuar me karrotrec dhe 1 automjet për mungesë dokumentacioni./O.S