Rriten revoltat për armëpushim në Gaza/Protestuesit bllokojnë autostradën në Los Anxhelos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetra protestues bllokuan një autostradë në Los Anxhelos gjatë orës së pikut duke bërë thirrje për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Ata u ulën në rrugë, duke shkaktuar bllokime të trafikut.

Anëtarët e IfNotNow, një organizatë që thotë se u themelua nga “hebrenjtë amerikanë për t’i dhënë fund mbështetjes së SHBA për sistemin e aparteidit izraelit”, mbanin pankarta gjigante  dhe brohoritën thirrje për “fundin e menjëhershëm të luftës”.

 

“Si hebrenj, ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq pasi popullsia në Gaza është e uritur dhe e masakruar në emrin tonë,” tha organizata.

“Ne nuk mund të lejojmë që jeta të vazhdojë si zakonisht ndërsa palestinezët vriten”.

Pamjet nga demonstrata tregojnë debate dhe përleshje, me sa duket mes protestuesve dhe shoferëve.

Ndërsa mbështetja ndërkombëtare për luftën e Izraelit kundër Hamasit po zvogëlohet, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së këtë javë miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi kundër bombardimeve “pa dallim”, që kanë shkaktuar mijëra viktima civile./O.S

Të fundit

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Lajme të tjera

Web TV