Ushqimet që ju ndihmojnë të shmangni virozat e stinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virozat janë pothuajse të pashmangshme gjatë periudhës së dimrit, ku kalojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz. Megjithatë, për t’u siguruar që trupat tanë të jenë të shëndetshëm, zgjidhja më e mirë është të forcojmë imunitetin. Më poshtë, gjeni disa ushqime të lehta, të cilat duhet t’i keni gjithnjë pjesë të dietës suaj ushqimore.

1. Peshk i yndyrshëm: Peshqit e yndyrshëm janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe acideve yndyrore omega-3; këshillohet salmon, sardele, harengë etj.

2. Brokoli: Brokoli është jashtëzakonisht ushqyes dhe hulumtimet kanë treguar se ngrënia e shumë perimeve (lulelakër, brokoli, kale) zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

3. Avokadot: Avokadot përmbajnë kalium, magnez, fibra dhe yndyrna të pangopura të shëndetshme për zemrën.

4. Çaj jeshil: Ju ndoshta keni dëgjuar që çaji jeshil është një nga pijet më të shëndetshme që mund të pini.

5. Specat: Specat përmbajnë vitaminë C dhe antioksidantë që kanë efekte të fuqishme anti-inflamatore.

6. Kërpudha: Kërpudhat përmbajnë pak kalori dhe janë të pasura me selenium, bakër dhe të gjitha vitaminat B. Ato gjithashtu përmbajnë fenole dhe antioksidantë të tjerë që sigurojnë mbrojtje anti-inflamatore.

7. Vaj ulliri ekstra i virgjër: Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i pasur me yndyrna të pangopura dhe një element kryesor në dietën mesdhetare, e cila ka përfitime të shumta shëndetësore.

8. Domatet: Domatet kanë vitaminë C, kalium dhe likopen, një antioksidant me veti anti-inflamatore.

9. Manaferrat, luleshtrydhet, boronicat, mjedrat: Këto fruta të vockla përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale.

10. Bajamet: Bajamet forcojnë sistemin imunitar, veçanërisht kundër viruseve.

11. Çokollatë e zezë dhe kakao: Çokollata e e zezë ka antioksidantë që zvogëlojnë inflamacionin. Sigurohuni që të zgjidhni çokollatën e zezë që përmban të paktën 70% kakao për përfitimet anti-inflamatore./E.Ç

Të fundit

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë/ Rëndohet trafiku dhe lëvizja

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, zona nga mbikalimi i Rinasit drejt Tiranës. Hyrja e qytetit është tërësisht e bllokuar. Automjetet nuk lëvizin. Nga...

Gradimi i Yuri Kim/ Berisha nuk dorëzohet: Kam faktet e mia

Detyra e re e ish-ambasadores Juri Kim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka verbuar Sali Berishën dhe shpresën e tij për heqjen e non...

BE rrëzon Berishën: Nuk ka bllokim, hapen dy kapituj negociatash

Komisioni Europian ka konfirmuar se nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, duke përgënjeshtruar kështu Sali Berishën dhe eksponentët...

Reagimet e Ramës për Bashën, Berisha: Skenar, shkëmbime idilike me Lul Bravën

Thashë të informoj shqiptarët për të gjitha këto në mënyrë që të dinë, dhe kur shifni ju që gjithë këtë skenar përpiqet ta mbulojë...

Këngëtarja shqiptare trondit me deklaratën: Kam qenë viktimë e dhunës

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një rrëfim të guximshëm, duke treguar për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike...

Lajme të tjera

Web TV