Ish-burri i partneres, mesazh Tom Cruise: Mbaji sytë dhe portofolin hapur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Tom Cruise përflitet se është në një romancë re re dhe partnerja e tij është Elsina Khayrova. Por ish-bashkëshorti i bukuroshes ruse ka paralajmëruar aktorin për telashet që mund t’i shkaktojë në të ardhmen partnerja aktuale e Cruise.

Dmitry Tsetkov, i cili pati një divorc të vështirë, këshilloi Cruise për të mbajtur sytë dhe portofolin hapur.

“Pavarësisht se me këdo që ajo është qoftë me Tom Cruise ose këdo tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat më të mira në jetë dhe ka shije të shtrenjta dhe luksoze,” tha  Tsetkov për britanike “Daily Mail”.

Ajo është 36 vjeç, është e bukur, e pavarur financiarisht dhe e do jetën,” është shprehur ndër të tjera ish-bashkëshorti i saj i cili ka bërë me dije se ajo nuk ka qenë kurrë një fanse e aktorit.

Teksa Tsetkov pranoi se nuk kishte më komunikim me Khayrova ai tha se procedurat e tij trevjeçare të divorcit i kushtuan atij afro 200 milionë dollarë, duke çuar në shitjen e disa aseteve për të përmbushur detyrimet financiare./O.S

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV