Zgjedhjet në Serbi kanë sjellë nevojën për shtimin e forcave të policisë së Kosovës në kufirin mes dy vendeve.
Mediat kosovare bëjnë me dije se shkak i këtij vendimi janë qarkullimet e shumta të serbëve të Kosovës, të cilët shkojnë drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, që po mbahen sot.
“Të gjitha angazhimet policore në terren, përfshirë ato kufitare do të zbatohen sipas procedurave të parapara ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mundësimit të qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve”,- bën me dije Policia e Kosovës.
“Për shkak të fluksit të qytetarëve dhe procedurave kufitare, ka ndikuar në krijimin e disa pritjeve të kalimit kufitar në disa pikë kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, ku për të shmangur këto pritje Policia e Kosovës ka angazhuar personel shtesë, në mënyrë që të kemi një menaxhim sa më efikas të kufijve shtetëror ashtu siç parashihet edhe me MIK, (menaxhimi i integruar i kufirit)”,- thekson ajo./O.S