Do pashaportë Bullgare, shko në Ostren! Blihet për 10 mijë lekë vërtetimi i origjinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiks Fare vërtetoi mbrëmjen e sotme me zë e figurë se sa e lehtë është të blesh një vërtetim të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës, nuk ka rëndësi se çfarë origjine ke.

Kundrejt 100 mijë lekëve Fiksi bleu dy të tilla të firmosura dhe vulosura nga administratori i Ostrenit, Luan Mjeshtri.

Vërtetimet u morën duke dorëzuar fotokopje certifikatash, të një banori të Patosit, me gjyshër nga Njësia Administrative Trebisht dhe të dytin për një banorë të Stërblevës, me gjyshër po nga Stërbleva e Librazhdit. Origjina e dy familjeve nuk kishte asnjë lidhje me Njësinë Administrative Ostren.

Këto vërtetime jepen kundrejt shumave 90 apo 100 mijë lekë dhe përdoren për t’u pajisur me pasaportë Bullgare.

Fiksi solli bisedat e para me punonjësinë e Njësisë Administrative Ostren i cili kërkoi 85 mijë lekë për dokumentin, duke përcaktuar se 50 mijë lekë bën vërtetimi dhe 35 noterizimi, madje tek administratori e firmos punonjësi ndaj nuk ka nevojë të shkohet vetë. Paratë punonjësi i merr në zyrën e shtetit dhe vërtetimin e jep për dy orë të firmosur dhe vulosur nga administratori.

Vërtetimi i parë u mor sikur qytetari i lindur në Patos të Fierit i përkiste pakicës bullgare, prindërit e personit që e morën ishin nga Celebia e Trebishtit, një njësi administrative që s’ka lidhje me Ostrenin.

Vërtetimi i dytë u ble tek Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Fitim Balla, një vërtetim i cili u mor për një banorë të Librazhdit. Prindërit e këtij të fundit kishin lindur në Stërblevë, njësi administrative që nuk ka lidhje me Ostrenin.

Balla e solli vërtetimin në Tiranë dhe për të kërkoi 100 mijë lekë, sipas tij 50 mijë lekë kushtonte vërtetimi dhe 50 mijë lekë ishin shpenzime të tjera. Të dyja vërtetimet e blera nga Fiksi, mbajnë ligje të ndryshme nga njëri tjetri edhe pse janë me vulën dhe firmën e administratorit, Luan Mjeshtri.

Në vërtetimin e parë citohet ligji për gjendjen civile, i cili i jep të drejtë të nënshkruaj dokumente me të dhënat personale vetëm punonjësi  i gjendjes civile, ndërkohë në të dytin citohet ligji i vetëqeverisjes vendore, që nuk i jep asnjë kompetencë një administratori të firmosë e vulosë për banorë të njësive të tjera administrative. Për më tepër në asnjë ligj nuk thuhet se një administrator mund të lëshojë vërtetime origjine./O.S

Të fundit

Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të bini nga pesha?

Për ata që synojnë të humbin peshë, vaktet e mëngjesit luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e menaxhimit...

Rritet numri i kërkesave nga emigrantët për të votuar në zgjedhje, ja sa janë regjistruar

Ka shkuar në 134,787 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas shifrave të...

Nga Meta te Jenisheri, koalicioni i ‘frikshëm’ i Berishës për 11 majin

Shumica e emrave që do të shfaqen në krah të Berishës si aleatë nuk kanë asnjë peshë elektorale, por duket se kjo nuk ka...

SKANDALOZE/Buqetat e luleve rezultojnë të kontaminuara me…

Analizat laboratorike të buqetave me lule në Francë zbulojnë ndotje masive nga pesticidet, disa prej të cilave janë të ndaluara në Evropë, sipas një...

Pas kaosit, deputetët kthehen nesër në Kuvend pritet votimi i Kodit Zgjedhor

Pas seancës së kaosit, deputetët do kthehen nesër në Kuvend. Seanca e së enjtes u shty për të hënën e 17 shkurtit, pasi debatet...

Lajme të tjera

Web TV