Shkencëtarët pohojnë: Kjo është koha e ditës kur bëjmë më shumë gabime në punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica dërrmuese e punëtorëve dhe menaxherëve, 71 për qind, besojnë se pasditja vonë është koha më e keqe për punë dhe se produktiviteti bie më së shumti ndërmjet orës 15 dhe 18. Këtë e ka treguar hulumtimi i Slack, një degë e kompanisë kaliforniane Salesforce.

Ky hulumtim është kryer në bashkëpunim me agjencinë Qualtrics në më shumë se 10,000 të anketuar, raporton CNBC.

Rënia e produktivitetit në orët e vona të pasdites është pasojë e ritmit normal cirkadian të trupit, i cili bie ndjeshëm midis orës 14 dhe 17, sipas ekspertëve.

Korporatat supozojnë se punëtorët gjatë një dite pune tetë-orëshe janë po aq produktivë në orën 8 të mëngjesit sa edhe në orën 15:00, por sipas zëvendëspresidentes së lartë të kërkimit dhe analizës së Slack, Christina Janzer, kjo thjesht nuk është e vërtetë.

Punonjësit këshillohen të bëjnë punë të lehta, të bëjnë pushime të shkurtra ose të dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar në orët e vona të pasdites për të rritur përqendrimin në detyrat e punës./E.Ç

Të fundit

Tentuan të vidhnin një biznes, arrestohen dy skifterët ‘serialë’ në Vlorë

Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi tentuan të vidhnin një biznes në në lagjen...

Skolioza, pse po shtohen rastet? Specialistët rendisin shkaqet

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si  gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur. Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për...

Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë. Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët...

Dy agrarë në listat e Berishës/ Duka kërkon dy mandate në listën e sigurt të PD

Ndryshe nga disa javë më parë, Agron Duka po rimendon rikthimin për të kandiduar për deputet në listat e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Agrare...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 150 robër lufte

Ukraina kreu një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të mërkurën, ku 150 luftëtarë të saj u kthyen në shtëpi, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në...

Lajme të tjera

Web TV