Shiti vërtetim të origjinës bullgare,shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak në Bulqizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Bashkiak merr vendim për shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak të Bulqizës Fitim Balla, i cili akuzohet për shpërdorim detyre si dhe për administratorin e njësisë Ostren, Luan Mjeshtri, vëllai i kryebashkiakes Festime Mjeshtri.

Gjatë debatit më Këshillin Bashkiak, anëtari i Këshillit të djathtë Shaqir Manjani ka propozuar që kryebashkiakja Festime Mjeshtri të japë dorëheqjen, pasi në këtë aferë korruptive është vëllai i saj, i cili ushtronte detyrën si administrator në njësinë administrative Ostren.

Ndërkohë policia e krimit ekonomik të Dibrës, të mbështetur nga policia e Bulqizës ka arritur në ambietet e bashkisë Bulqizë, ku po hetojnë rreth kësaj ngjarje.

Fiks Fare vërtetoi mbrëmjen e djeshme me zë e figurë se sa e lehtë është të blesh një vërtetim të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës, pa pasur rëndësi se çfarë origjine ke. Kundrejt 100 mijë lekëve Fiksi bleu dy të tilla të firmosura dhe vulosura nga administratori i Ostrenit, Luan Mjeshtri.

Si pasojë ranë në pranga 62-vjeçari Luan Mjeshtri, banues në Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren,  A. L., 33 vjeç, banues në Ostren, me detyrë specialist i Shërbimit Social, në njësinë administrative Ostren dhe 61-vjeçari Fitim Balla, banues në Trebisht, me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak, në bashkinë Bulqizë./O.S

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV