Sulmi në Universitetin e Pragës, më i rëndi në historinë moderne të Çekisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmi i së enjtes pasdite (21 Dhjetor) në fakultetin e arteve të Universitetit Charles është sulmi më fatal që nga pavarësia çeke 30 vjet më parë.

Sulmi më i fundit me armë ishte në dhjetor 2019 në një spital në Ostrava, kur një burrë hapi zjarr në dhomën e pritjes së klinikës së traumës dhe vrau katër burra dhe dy gra, përpara se të kthente armën drejt vetes.

Në shkurt 2015, një vendas hapi zjarr në një restorant në qytetin lindor të Uhersky Brod. Tetë persona humbën jetën në sulm, raporton BBC.

Edhe pse sulmet me armë janë të rralla në Republikën Çeke, gjuetia me armë është e popullarizuar. Në vitin 2019, qeveria çeke u përpoq më kot të anulonte një ndalim të BE-së për pushkët gjysmë automatike për përdorim privat, i sjellë pas një serie sulmesh vdekjeprurëse xhihadiste në të gjithë Evropën./O.S

Të fundit

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore, si paraqitet situata në rrugë

Mbrëmjen e djeshme, janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës. Në akset Lepushë-Vermosh dhe Bogë-Theth,...

U zhduk në mënyrë të mistershme, gjendet i mbytur në Lumin e Shalës babai i tre fëmijëve

Edison Oruqi, është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman. Kanë qenë familjarët të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites...

40% e fermave të kafshëve në Shqipëri përdorin antibiotikë, ja si ndikon tek njeriu

Rreth 40 për qind e fermerëve shqiptarë, raportuan se përdornin antimikrobikë në kafshët e tyre sipas një vrojtimi në 525 ferma të prodhimit blegtoral,...

Zjarr në një banesë në Lushnje, shpëtohet e moshuara

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke shpëtuar një 78 vjeçare të paralizuar që...

Dashnor Sula mallkon ata që vjedhin fondet e fermerëve: Haram e paçin…

Deputeti demokrat Dashnor Sula, në “Debat” , sqaroi në detaje skemën që Partia Demokratike do të përdorë për të stimuluar bujqërit dhe blegtorët, për...

Lajme të tjera

Web TV