Pse bëjmë dhuratë yllin në Krishtlindje?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pse e bëjmë dhuratë yllin e Krishtlindjes në Krishtlindje? Gjithçka fillon me një legjendë meksikane…

Zakoni i dhënies, me rastin e Krishtlindjes, yllit të Krishtlindjes (Euphorbia pulcherrima ose Poinsettia) i cili lulëzon në malësitë e Amerikës Qendrore dhe që tashmë vlerësohej shumë nga aztekët në shekullin e 16-të, lind nga një legjendë e lashtë meksikane e cila flet e dashurisë dhe e Zotit.

YJET E KUQ. Në prag të Krishtlindjes, një vajzë shumë e varfër që donte të sillte një dhuratë në altarin e Foshnjës Jezus, kompozoi një buqetë të përulur me degëza dhe barëra të këqija. Ajo shpresonte që dhurata e saj modeste do të vlerësohej sepse ishte përgatitur me kaq shumë dashuri prej saj. Në mënyrë magjike, gjatë meshës, nga ajo buqetë lulëzuan lule të mrekullueshme të kuqe në formë yjesh. Që atëherë, Poinsettia ka qenë lulja zyrtare e Krishtlindjeve me emrin “Flores de Noche Buena”, ose lulet e Natës së Shenjtë.Përshtatur nga Fokus.it/O.S

Të fundit

Vatikani publikon foton e parë të Papës që nga shtrimi në spital

Vatikani ka publikuar foton e parë të Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital. Fotografia tregon Françeskun në...

Dëshironi të bini nga pesha vetëm duke ecur? Zbuloni sekretin që fshihet pas

Për të ruajtur një trup të shëndetshëm, dy faktorët kryesorë janë aktiviteti fizik i rregullt dhe një regjimi i shëndetshëm ushqimor. Nëse këto dy...

Sula, pranë prehrit të doktorit? PD liron një vend në listë të hapur në Elbasan

Rebelimi i Dashnor Sulës duket se po jep rezultat. Partia Demokratike ka liruar një vend në listë të hapur për qarkun e Elbasanit, kur...

Erdogan kërkon nga Trump heqjen e sanksioneve për F-35.

  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump ku Erdogan shprehu besimin e tij të plotë se...

Dëmtohet sulmuesi i Anglisë, mungon në ndeshjen ndaj Shqipërisë

Cole Palmer do të mungojë për Anglinë në startin e eliminatoreve të Kupës së Botës. Për shkak dëmtimi, Palmer nuk do jetë gati për...

Lajme të tjera

Web TV