Sulmi në Pragë/ Po jepte provimin e gjuhës shqipe, studenti tregon momentet e tmerrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shumtë kanë qenë dëshmitarët e ngjarjes së djeshme, ku një i ri hapi zjarr ndaj studentëve në Universitetin e Pragës në Çeki, dukë lënë të vdekur 14 persona dhe 24 të plagosur.

Një prej tyre është edhe Jakob Weizman, i cili ishtë në klasën 309A së bashku me pedagogen e tij, duke dhënë provimin e gjuhës shqipe.

Ai thotë se papritur dëgjoi të shtënat dhe ulërimat dhe së bashku me mësuesen vendosën të mbyllin derën me të gjitha mobiliet që kishte në klasë.

“Disa minuta pasi mbyllëm derën tonë, personi i armatosur u përpoq ta hapte atë”, tha Weizman për The Guardian.

“Ai shkoi në çdo klasë për të parë nëse kishte njerëz në të që mund të qëllonte.” Duke pritur dhe duke shpresuar për një shpëtim nga policia, Weizman u përpoq të kontaktonte të afërmit e tij.

“Unë u përpoqa t’u tregoja njerëzve, përfshirë nënën dhe të dashurën time, se çfarë po ndodhte. Nuk je kurrë i përgatitur për një situatë të tillë.’

Pas rreth një ore, dyshja u shpëtuan dhe u shoqëruan nga policia.

“Ndërsa dolëm jashtë, pamë gjak kudo në ndërtesë.” Megjithatë, procesi i vështirë i rimëkëmbjes mendore sapo ka filluar tani. “Unë nuk mendoj se do të mund të shkel përsëri në fakultet”, tha ai./e.t

Të fundit

SPAK u sekuestron 10 mln dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të patundshme

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u ka sekuestruar rreth 10 milionë kriptovaluta dhe shumë pasuri...

 Homazhet për 21 Janarin, zv.kryeministrja Balluku u shfaq me kapuç në kokë

Një ditë më parë socialistët, së bashku me familjarët e 4 viktimave të 21 janarit, kanë zhvilluar homazhet përkujtimore në bulevardin para Kryeministrisë. Ajo që...

I mori paratë dhe nuk e mbrojti/ Elbasan,klienti kallëzon në polici avokatin për mashtrim

ELBASAN- Një 52-vjeçar me profesion avokat është proceduar penalisht për mashtrim në Elbasan. Ai është kallëzuar penalisht nga një 52-vjeçar, i cili pretendon se avokati i...

Tronditëse/ Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital, prindërit përjetojnë orë tmerri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, ku një grua ka rrëmbyer në maternitet një foshnje të...

SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) sekuestron pasuritë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lajme të tjera

Web TV