Vrau veten teksa po rrethohej, zbardhet ngjarja që mund të kish bërë “kasaphanë” në Pragë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autori i vrasjes së 14 personave në një universitet në Pragë qëlloi veten teksa pa të rrethohej nga policia.

Sipas autoriteteve, studentët u vendosën në një nga dhomat e ndërtesës dhe forcat e sigurisë kontrolluan në çdo kat, ndërsa nuk dihej nëse autori kishte edhe bashkëpunëtorë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë në trupat e oficerëve duket kërkimet e bëra në ndërtesë, teksa sulmuesi vdiq në tarracën e godinës.

Në korridore u gjetën grumbuj municionesh, tha drejtori i policisë së qytetit, Petr Matejcek, sipas të cilët, nëse policia nuk do të ndërhynte shpejt, do të kishte më shumë gjakderdhje.

Për BBC-në,  ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan tha se David Kozak kishte blerë shumë armë dhe se ishte “gati të vriste shumë njerëz”.

Sipas autoriteteve, 13 persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq në spital, për shkak të plagëve të marra.

Dyshohet se i riu është autor i vrasjes së një burri dhe vajzës së tij në një pyll afër Pragës, javën e kaluar. Megjithatë, pritet hetimi për të konfirmuar ose jo këtë dyshim./O.S

Të fundit

Berisha në burg?/ Shpërthen Ngjela: Është në hall të madh, partinë do ta marrë…

Ditën e sotme i ftuar në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela i cili ka folur...

Marrëzia e Donald Trump, që do t’i turpërojë Shtetet e Bashkuara

Më shumë se pesëqind vjet më parë, Machiavelli, filozofi i praktikës politike dhe republikanizmit modern, sugjeroi, në “Diskurset mbi Livy-in”, se “nganjëherë është veprim...

Tentuan të vidhnin një biznes, arrestohen dy skifterët ‘serialë’ në Vlorë

Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi tentuan të vidhnin një biznes në në lagjen “24 Maji”. Vlorë-Dy persona janë vendosur...

Skolioza, pse po shtohen rastet? Specialistët rendisin shkaqet

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si  gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur. Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për...

Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë. Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët...

Lajme të tjera

Web TV