Pensionistët bien dakort me pagesën nëpërmjet bankës, por jo për sa marin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo fillim muaji pensionistët presin datën për të marr pensionin.

Por tërheqja në postë apo përmes bankës është një çështje mjaftë e diskutuar së fundmi, për të cilën vetë pensionistët shprehen të dyzuar.

Për ta mënyra e tërheqjes së pensioneve nuk është problemi kryesor, ajo çka kërkojnë është rritja e tyre.

Te posta jemi më mirë se sa thonë tani që po t’i bëjmë me bankë. Nuk jemi dakord se do rrimë në radhë atje, pensionistët se përdorin dot bankomatin dhe do shkojnë brenda në bankë e do bëhet më shumë radhë. Çmimet janë stratosferë, shkuam të blejmë e kemi karrocën bosh, pensionet duhet të ishin më të larta”, tha një pensionist.

“Më mirë me bankë, po çfarë ti thuash këtij pensioni që marrin ne, është qesharak”, shprehet një tjetër.

“Më mirë te posta se aty edhe qindarkën ta jep”; “Më e lehtë se aty i merr me kartë kur të duash”; “E mira që pensioni të paktën të jetë 300 e lartë”, thanë të tjerë.

Në Shqipëri janë rreth 740 mijë përfitues pensioni, prej të cilëve rreth 666 mijë e marrin atë në postë, ndërsa rreth 74 mijë pensionistë kanë zgjedhur ta marrin në bankë.

Por ka dhe një mënyrë tjetër për ta tërhequr pensionin. Vetëm në Tiranë janë 20 mijë pensionistë të cilët paguajnë 100 lekë çdo muaj, që pensionin t’ia dërgojnë në shtëpi.

“Mua ma sjellin në shtëpi, paguaj 100 lek çdo muaj. Jam 90 vjeçe e sëmurë, nuk shkojë dot ta marr vet”, tha pensionistja.

Qeveria po studion mënyrat se si në vitin e ardhshëm të mundësojë që të gjithë pensionistët ta marrin pensionin me kartë në bankë, pa qenë nevoja që të paguajnë komisione si ajo për hapjen e llogarisë apo për mirëmbajtjen e saj./O.S

Të fundit

PD humbi betejën për të pastruar Berishën. Tani të pastrojë PD-në

Mero Baze Socialistët po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme elektorale, në një fushatë të dominuar nga përpjekja e tyre...

Numërohen 23% e votave në Fier, PS tejkalon pritshmëritë e socialistëve

Partia Socialiste parashikohet të marrë 12 mandate në Fier, nëse trendi do të vijojë me këto ritme, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e socialistëve në...

PS, fitore tej parashikimeve në Elbasan/ Ja si ndahen mandatet

Në Qarkun e Elbasanit, deri në orën 07:30 të mëngjesit të së hënës janë numëruar 28 përqind e votave. Në rast se trendi do të...

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz. Rezultati është si më poshtë: PD-ASHM 1315 vota PS 1137 PSD 621 Shqipëria bëhet 25 vota Ndërkohë forcat e tjera kanë marrë secila nga 3...

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë radhë do thuhet se ata...

Lajme të tjera

Web TV