Shqiptarja sfidon 84 konkurentet në “Miss Earth” rrëmben kurorën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

18-vjeçarja mposhti 84 konkurrentë të tjerë në garën e vështirë, mediat e huaja vlerësojnë performancën e saj

Për herë të parë një shqiptare rrëmben kurorën e bukurisë ‘Miss Earth’ 2023. Në momentin që emri i Drita Zirit u shpall fituese, ajo mbuloi fytyrën e emocionuar. Kurora ju dorëzua bukuroshes shqiptare nga koreanja Mina Sue Choi e Koresë së Jugut, e cila mbante titullin e lakmuar në fuqi.

Bukuroshja shqiptare mposhti 84 konkurrente të tjera që konkurruan për titullin ‘Miss Earth’, një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International.

Si ambasadore e re e Miss Earth me seli në Filipine, ajo do të përfaqësojë organizatën, e cila ka si fokus kryesor mbrojtjen e mjedisit. 18-vjeçarja nga Fushë-Kruja pritet gjithashtu të përdorë platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndikuar tek të tjerët për të ndihmuar në shpëtimin e planetit.

Mbretëresha e re, e cila është 1.73 metra e gjatë, aktualisht është studente e Menaxhim-Turizmit dhe prezantuese televizive. Mediat e huaja vlerësuan perfomancën e saj gjatë konkursit tre-javor që u zhvillua në Vietnam. Ajo u tregua inteligjente dhe më përgjigjen e pyetjeve në anglisht për prezantuesit e konkursit.

Drita Ziri nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar pasi në vitin 2022 ajo u shpall fituese e “Miss Shqipëria 2022”, një event i realizuar në detaje dhe i transmetuar ne Tv Klan Plus.

/O.S

Të fundit

Rrëzohet avioni stërvitor në Iran, tre persona humbën jetën

Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën...

Veliaj:Nuk ka forcë në botë të më ndalojë të bëj fushatë për fitoren e PS-së dhe Ramës

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë transformuese që i bashkon njerëzit...

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri/ Avokati: Kanë bërë masakra në vendin tonë!

‘Greqia ka bërë masakra në vendin tonë, ndërsa shqiptarët emigruan në Greqi dhe e ndërtuan atë vend’, kështu është shprehur avokati Zaçe Islami. I ftuar mbrëmjen e...

KUPA E SHQIPËRISË/ Mësohen 8 skuadrat çerekfinaliste “made in Superiore”

Kupa e Shqipërisë ka mësuar sot emrat e 8 skuadrave çerekfinaliste të këtij edicioni të cilat mbeten në garë për fitoren e trofeut dhe...

Mijëra palestinezë festojnë pas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës

Mijëra palestinezë shpërthyen sot në festime në Rripin e Gazës pasi mësuan se ishte arritur një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit pas më...

Lajme të tjera

Web TV