U aludua nga Alma.K se i publikoi videonskandalin me Gjicin/Reagon ish-prefekti i Kukësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish prefekti i Kukësit, Abedin Oruçi ka reaguar pas pretendimeve të Alma Kaçit, se ka qenë ai që ka shpërndarë videon seksuale me ish kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjicin. Në një reagim në rrjetet sociale, Abedin Oruçi hedh poshtë pretendimet e Alma Kaçit.

Reagimi i Abedin Oruçit:

QENTË LEHIN, KARVANI ECËN PËRPARA
Të dashur qytetarë të Kukësit,
Sot media të ndryshme, janë përpjekur të baltosin, të njollosin emrin tim, me super skandalin e ish kryetarit të vetëzgjedhur të bashkisë Kukës.

Njerëzit e neveritshëm, të cilët njollosen emrin e Kukësit, njollosen voten e kuksianëve, njollosen edhe kuksianët, u deshën vetëm 4 vite që llumi i tyre të dilte në sipërfaqe.

Unë kam qenë i zgjedhur 20 vite, dhe kurrë nuk më ka shkuar ndërmend të merrem me skandale të tilla.

Mediat gjitashtu janë munduar ta përziejnë emrin tim me Sali Berishen.

Deklaroj me përgjegjësi se nuk kam pasur kurrë asnjë lloj kontakti me Sali Berishën.

Përkundrazi, Sali Berisha gjatë aktivitetit tim që kam ushtruar si zyrtar i shtetit, me ka shkarkuar 3 herë nga puna, dhe jam kthyer në detyrë përsëri nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese.

Parimi im kryesor është se unë gjithmonë kam besur te drejtësia, dhe besoj gjithmonë të drejtësia.

Çdo media e cila ka përmendur emrin tim, duke u munduar ta përfshijnë në skandalin Alma-Gjici, i kam paditur në gjykatë.
Deklaroj me bindje të plotë se:
– Nuk jam i përfshirë në megaskandalin Alma-Gjici! Sepse nuk ështê në tabanin tim personal, e as të familjes time të merremi me ngjarje të tilla të neveritshme.

Ju jeni vetë dëshmitarë, se me skandale të tilla, dhe me njollosjen e kuksianëve janë marrë ish kryetari i bashkisë Gjici, ish nënkryetari dhe ish prefekti i bashkisë Kukës – Granit Gjana.

Lexo edhe :  Tokë e ‘xanum’/ Rama paralajmëron bizneset: Hiqini trarët e tendat nëpër lokale

Të gjithë njerëzit që kanë shkruar për mua, dhe janë përpjekur ta baltosin emrin tim kanë përfunduar në burg.
Disa nga këto njerëz janë:
1- Prokurorja më e korruptuar në Shqipëri (ish prokurore e Kukësit), Rita Gjati është larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu;
2 – Ish prokurori i Kukësit – Edmond Karriqi, i dënuar me burg për korrupsion, ku vazhdon kryerjen e dënimit në burg;
3 – Ish nëndrejtori i policisë së Kukësit Hajri Kusho, është larguar nga radhët e policisë për trafik droge dhe korrupsion.
Të gjithë këta njerëz që janë munduar të baltosin emrin tim shikoni se si kanë përfunduar.

Alma Kaçi kaçi në bashkëpunim me gazetarët e fiksit dhe publikimet e fiksit, kërkon që t’i shmanget përgjegjësisë së saj. Tashmë krejt shqiptarët e dinë se si është bërë ajo ngjarje, kush e ka bërë dhe përgjegjësit e saj.

Unë kurrë gjatë gjithë jetës time, as që më ka shkuar ndërmend ti bëj keq kujt.

Çdo kuksian/e që me njeh, e di mirë se unë gjithmonë jam munduar ta ndihmoj Kukësin dhe kuksianët, gjat gjithë karrieres time politike, dhe si biznesmen nga te ardhurat e mia personale, dhe kurrë nuk jam përzier në ngjarje të neveritshme, si ajo në zyrën e ish kryetarit të bashkisë Kukës.

Gjithmonë do jem në Kukës për Kukësin dhe kuksianët.
Me respekt,
Abedin Oruçi./e.t

Të fundit

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e...

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij. 55-vjeçari I. F., ka thyer...

Lajme të tjera

Web TV