“Kërcasin” krismat! Të shtëna edhe në Kamëz, 33-vjeçari qëllon ndaj dy shtetasve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme edhe në zonën e Kamzës. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për një 33-vjeçar J.K., i cili ka qëlluar në drejtim të dy shtetasve, I.H., 45 vjeç dhe A.H., 39 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarje.

Të shtënat janë dëgjuar në rrugën “OSBE” në zonën e Kamzës dhe menjëherë forcat e policisë kanë ardhur në vendin ku janë dëgjuar krismat. Megjithatë sipas policisë, nuk bëhet fjalë për persona të lënduar apo të plagosur.

Sakaq, është sekuestruar një automjet tip “Golf”, i cili dyshohet se është në pronësi të autorit të dyshuar dhe po vijohet puna për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./e.t

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV