Përfituesit e amnistisë në burgje, ja kërkesa policisë për ata që do të lënë qelinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka kërkuar të sigurojë kampionë biologjike ADN të çdo të burgosuri që do të fitojë lirinë për shkak të amnistisë në burgje. Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kërkon bashkëpunim për marrjen e mostrave të ADN-së të të burgosurve në prag lirimi.

Profilet gjenetike që do të përftohen do të ruhen në databazën ADN të Policisë së Shtetit. Sipas burimeve pranë këtij institucioni, qëllimi i procesit është krijimi i mundësisë për krahasimin e këtyre profileve me profile gjenetike të gjetura në vendngjarje të ndryshme të mbetura të paidentifikuara, apo edhe në raste të mundshme të ri përfshirjes në krime të personave që do të lirohen.

Në të njëjtën shkresë Policia e Shtetit shpreh gatishmëri për të siguruar grupe ekspertësh dhe tamponë për realizimin e procesit.  Nga projektligji për amnistinë pritet të lenë qelitë rreth 600 të burgosur.

Aktualisht projektligji është miratuar në qeveri dhe pret të miratohet në parlament, për të hyrë më pas në fuqi edhe nisur efektet e tij./e.t

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV