Lufta me Rusinë ndryshon rrjedhën e historisë edhe për datën e Krishtlindjeve në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë Ukraina feston këtë 25 Dhjetor sipas kalendarit Gregorian

Të krishterët anembanë botës morën pjesë në meshën e Krishtlindjeve për të lënë mënjanë shqetësimet dhe frikën ndaj një bote të paqëndrueshme, të shkatërruar nga lufta.

Papa Françesku në mesazhin e tij teksa kryesoi meshën solemne në Bazilikën e Shën Pjetrit për Krishtlindjet e cilësoi luftën Izrael-Hamas një luftë të kotë në Tokën e Shenjtë.

“Zemrat tona janë në Betlehem, teksa paqja i ka lënë vendin logjikës së kotë e luftës, nga përplasja e armëve që e pengon të gjejë vend në këtë botë. Por nëse shikoni në zemrën tuaj dhe mendoni për këtë botë që është kaq gjykuese dhe e pafalshme, e keni të vështirë të festoni këtë Krishtlindje.”

Në meshën papale para mijëra njerëzve në Bazilikën e Shën Pjetrit, Françesku tha se mesazhi i vërtetë i Krishtlindjes është paqja dhe dashuria, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos jenë të fiksuar pas suksesit.

Ndërkaq shumë të krishterë ortodoksë ukrainas festojnë Krishtlindjet për herë të parë këtë vit këtë 25 dhjetor sipas kalendarit Gregorian. Ukraina ka përdorur tradicionalisht kalendarin Julian, i përdorur edhe nga Rusia, ku Krishtlindjet festohen më 7 janar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndryshoi ligjin në korrik, duke thënë se kjo do t’u lejojë ukrainasve të braktisin trashëgiminë ruse të festimit të Krishtlindjeve në janar.

Në mesazhin e tij drejtuar kombit përpara kompleksit të famshëm të manastirit Pechersk Lavra të Kievit për këtë festë të shenjtë, presidenti ukrainas u shpreh se kjo luftë e errët do të humbasë.

“Ne lutemi për fundin e luftës, lutemi për fitoren. Ne do ta bëjmë këtë edhe sot, pavarësisht se ku jemi, pavarësisht se ku shënojmë Krishtlindjet. Ne shënojmë Krishtlindjet të gjithë së bashku, në të njëjtën datë si një familje e madhe, si një komb, si një vend i bashkuar.”

Betlehemi kur dikur gëlonte nga njerëz dhe turistë nga e gjithë bota, këtë Krishtlindje është shndërruar në një qytet fantazmë. Artistja palestineze Rana Bishara shpalosi një instalacion që tregonte foshnjën Jezus brenda një inkubatori rrethuar nga gjembat e kaktusit përpara Kishës së Lindjes në Betlehem në solidaritet me fëmijët e Gazës.

Lexo edhe :  Alarm i ‘kuq’/ Paralajmërohen stuhi, vendi përgatitet për përmbytje

Bishara u shpreh se nuk do të ketë Krishtlindje mes palestinezëve për aq kohë sa Izraeli bombardon Gazën, ndërsa theksoi se ky instalacion përfaqëson dhjetëra fëmijë që lindën parakohe pas luftimeve.

Ndërkaq Patriarku latin i Jerusalemit Pierbattista Pizzaballa drejtoi meshën e Krishtlindjes në Kishën e Lindjes së Krishtit, në Bregun Perëndimor. Pizzaballa udhëtoi për në Betlehem përmes pengesës ndarëse të ndërtuar nga Izraeli. Ai u përshëndet nga pak palestinezë, pasi këtë vit u vendos që të mos kishte Krishtlindje për shkak të masakrës që ndodhi vetëm 50 km larg./O.S

Të fundit

84 vite të MARTUAR, çifti thyen REKORD botëror!

Një çift brazilian, dasma e të cilit ishte në vitin 1940, zyrtarisht mori rekordin botëror Guinness për martesën më...

Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të bini nga pesha?

Për ata që synojnë të humbin peshë, vaktet e mëngjesit luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e menaxhimit të peshës. Hulumtimet kanë treguar se...

Manjani kritika SPAK: Arrestimi i Veliajt mbi hamendësime prokurorësh dhe hakmarrje

Nga Ylli Manjani Disa konstatime nga debati i "drejtësisë popullore" mbi rastin Veliaj. Dua të them se këto vëzhgimeve  i takojnë publikut, interesit të tij dhe...

Rritet numri i kërkesave nga emigrantët për të votuar në zgjedhje, ja sa janë regjistruar

Ka shkuar në 134,787 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas shifrave të...

Nga Meta te Jenisheri, koalicioni i ‘frikshëm’ i Berishës për 11 majin

Shumica e emrave që do të shfaqen në krah të Berishës si aleatë nuk kanë asnjë peshë elektorale, por duket se kjo nuk ka...

Lajme të tjera

Web TV