Selena Gomez zbulon dy gjërat kryesore që një marrëdhënie duhet të ketë sipas saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Selena Gomez ka zbuluar saktësisht se çfarë Benny Blanco po sjell në lidhjen e tyre.

Këngëtarja dhe aktorja foli për gjërat që i sheh si të domosdosshme në një marrëdhënie në një intervistë për ‘Vogue México y Latinoamérica’ të botuar të enjten – përpara se ajo të konfirmonte në fillim të këtij muaji se ajo është në një lidhje me producentin e muzikës për gjashtë muaj.

Selena vuri në dukje se prioriteti i saj kryesor në një marrëdhënie është ruajtja e respektit për veten e saj, si dhe ofrimi i një hapësire për t’u diskutuar mbi ndjenjat.

“Është shumë e vështirë të gjesh dikë që mund të të dëgjojë dhe të kujdeset për ty, por e di që kur të ndodhë do të jetë mirë dhe do të dëshironi që të jetë e shëndetshme”, tha ajo në intervistë. Ajo nuk e përmendi Blanco-n, por artikulli vuri në dukje se ajo konfirmoi romancën e tyre.

Dyshja janë njohur që nga viti 2019, kur ata bashkëpunuan me J. Balvin dhe Tainy në këngën “I Can’t Get Enough”.

Ata qëndruan afër gjatë viteve, me Blanco, 35 vjeç, që mori pjesë në ditëlindjen e Selenës korrikun e kaluar.

Megjithatë, lidhja e tyre nuk u konfirmua deri më 7 dhjetor, kur Gomez u shfaq në rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen që e kishte atë në jetën e saj.

Ndërsa iu përgjigj komenteve të fansave, ajo e quajti Blanco “gjithçka” dhe “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë”.

Ajo gjithashtu hodhi kunja për ish-at e saj Justin Bieber dhe The Weeknd duke e përshkruar atë si “më të mirë se këdo me të cilin ka qenë ndonjëherë.”/E.Ç

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV