Me ar dhe diamante, panetonia më e shtrenjtë në botë kushton 700 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në zemër të Torinos, Itali, shitet panetonia më e shtrenjtë në botë. Kjo bukë e ëmbël italiane, që konsumohet veçanërisht për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, tashmë është kthyer në një simbol të luksit ekstrem, e mbuluar me fletë ari 23 karatësh dhe e zbukuruar me diamante.

Panetonia më e shtrenjtë në botë, me vlerë 700 mijë euro, iu dha si dhuratë martese nga një biznesmen indian mbesës së tij, e cila ra në dashuri me pjatën ndërsa studionte në Itali.

Krijuesi i “kryeveprës” është pastiçieri me origjinë gjermane Dario Hartvig, të cilit iu deshën tre ditë për ta bërë.

Për të, megjithatë, luksi është bërë zakon. Ai e filloi udhëtimin e tij emocionues në botën e kuzhinës në moshën 14-vjeçare dhe talenti, pasioni dhe përkushtimi i tij e kanë ngritur lart reputacionin e tij në skenën e kuzhinës italiane.

Pastiçeria në jug të Torinos, Itali, ka tërhequr prej disa vitesh miliarderë. Dhjetë vjet më parë, një manjat rus porositi një tiramisu me çmim  80,000 euro. Miliarderi, i cili u bë klient i rregullt, më pas i kërkoi një panetone luksoze, me gështenja të ëmbëlsuara dhe diamante, me çmimin  prej 500 mijë eurosh./e.t

Të fundit

Moti i keq në vend/ Reshjet e borës bllokojnë rrugët në zonën e Librazhdit

Përkeqësohet situata nga reshjet e dëborës më Librazhd. Në fshatrat Stebleva, Borova, Zabzuni, Klenja dhe Sebishti janë bllokuar rrugës. Po...

Përvjetori i krijimit të Policisë së Shtetit/ Hoxha: Lufta kundër korrupsionit…

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka deklaruar se në 112-vjetorin e krijimit të policisë së shtetit, 112 përkon me numrin e emergjencave, një numër...

Përplasja me Berishën, Rama i jep Pandeli Majkos drejtimin e fushatës në bastionin blu

Kreu i PS, Edi Rama këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik, ku në fokus të diskutimit...

Shalsi drejtues politik në Kukës, Rama i beson ministrit Hoxha njësinë numër 1 në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burime për gazetaren e Report Tv,...

Reshjet e shiut në Vlorë, përmirësohet situata! Në zonat problematike tërhiqet uji

Teksa shumë qytete të vendit janë përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, Vlora po përballet me situatën e krijuar nga reshjet e shiut. Megjithatë...

Lajme të tjera

Web TV