Zakonet e përditshme që ju bëjnë më të lumtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arritja e lumturisë është një standard që mund të mbërrihet me hapa të vegjël. Ajo që me të vërtetë siguron lumturinë e vërtetë nuk janë vetëm rezultatet individuale të arritura në jetë, por një gjendje shpirtërore e qetë dhe e ekuilibruar që ndërtohet ditë pas dite.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i kushtojmë kohë vetes dhe mirëqenies çdo ditë. Provoni këto pesë zakone të vogla ditore dhe do të shihni rezultate brenda pak javësh:

1. Zgjohuni gjysmë ore më herët

Mund të flini më pak gjumë, por do t’ju lejojë t’i jepni vetes kohë për ta përdorur sipas dëshirës. Për një rutinë bukurie më të kujdesshme, për të bërë ushtrime, për të lexuar lajmet apo pse jo për të përkëdhelur partnerin.

2. Para se të flini, shkruani qëllimin për ditën tjetër

Zgjidhni një gjë që dëshironi të arrini ditën tjetër. Kjo do t’ju lejojë të flini më qetë dhe të nesërmen do të keni një listë prioritetesh mendore.

3. Vendosni një rutinë gjumi

Kjo mund të përfshijë leximin e një libri, bërjen e dushit, një maskë fytyre, një çaj bimor etj. Vetëm një prej këtyre zakoneve do t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe të zgjoheni më të freskët se kurrë.

4. Kaloni 15 minuta në natyrë

Thjesht vendosni të ecni nëpër parkun e qytetit në vend që të merrni autobusin ose t’i hipni makinës. Kaloni pushimin e drekës në një kopsht në vend të barit përballë zyrës. Pa e kuptuar, natyra do të ulë nivelin e stresit dhe do të rrisë mirëqenien dhe lumturinë tuaj.

5. Rrini në heshtje me veten për 10 minuta

Lexo edhe :  Meta vendos kufij të rinj për fëmijët në Instagram

Uluni dhe rrini në heshtje. Pa telefon, tablet, laptop apo njoftime në telefonin tuaj. Vetëm ju dhe mendimet tuaja dhe do të shihni ndryshimet./E.Ç

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV