Agresori i sulmit në Pragë kishte kryer disa vrasje të tjera, letra zbuloi krimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi që vrau 14 persona në një universitet në Pragë, ditë më parë, ka rrëfyer edhe për një vrasje tjetër të dyfishtë përmes një letre, para se të kryente vetëvrasje, ka thënë policia në Çeki. Letra është gjetur në shtëpinë e David Kozakut dhe përmes saj, ai ka treguar se e ka vrarë një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyll afër Pragës, më 15 dhjetor, gjashtë ditë para sulmit në Universitetin e Karlit.

Policia ka thënë se ai ka qenë në listën e 4.000 të dyshuarve për vrasjen e dy viktimave. Kozak, më pas ka vrarë babain e tij, duke e çuar numrin e të vrarëve prej dorës së tij në 17. Sulmi në universitet, më 21 dhjetor, ka qenë sulmi më i rëndë me të shtëna me armë zjarri në historinë e Çekisë. Kozak, 24-vjeçar, student i historisë në universitet, e ka vrarë veten, pasi është rrethuar nga policia e armatosur, pas kryerjes së sulmit.

Gazeta lokale çeke, Denik N, ka raportuar se letra është gjetur në shtëpinë e Kozakut më 21 dhjetor, në të njëjtën ditë që ka ndodhur sulmi. Policia ende nuk ka dhënë informacione për motivin e sulmeve, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar. Ministri i Brendshëm çek, Vit Rakushan, u ka kërkuar kryetarëve të të gjitha qytetet dhe fshatrave që t’i anulojnë fishekzjarrët për natën e Vitit të Ri, pas masakrës që ka ndodhur.

Përmes rrjeteve sociale, ai u ka bërë thirrje çekëve që ta kalojnë natën në qetësi, duke thënë se kjo është më e pakta që mund të bëjë kombi për personat e traumatizuar prej vrasjeve. I themeluar më 1347, Universiteti i Karlit është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë./e.t

Të fundit

40% e fermave të kafshëve në Shqipëri përdorin antibiotikë, ja si ndikon tek njeriu

Rreth 40 për qind e fermerëve shqiptarë, raportuan se përdornin antimikrobikë në kafshët e tyre sipas një vrojtimi në...

Zjarr në një banesë në Lushnje, shpëtohet e moshuara

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke shpëtuar një 78 vjeçare të paralizuar që...

Dashnor Sula mallkon ata që vjedhin fondet e fermerëve: Haram e paçin…

Deputeti demokrat Dashnor Sula, në “Debat” , sqaroi në detaje skemën që Partia Demokratike do të përdorë për të stimuluar bujqërit dhe blegtorët, për...

Adoleshenti godet me thikë 12-vjeçarin, policia hap portalin online për dëshmitarët

Një djalë 14-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje pasi një djalë 12-vjeçar u godit me thikë në Birmingham të martën. Policia e West Midlands...

Gent Bejko shpërthen ndaj Laert Vasilit: Ta dini ju çfarë rruspie është ky pseudopatrioti

Aktori Gent Bejko ka reaguar ashpër pas debatit të fortë mes Gert Ferrës dhe Laert Vasili në “Big Brother VIP”. Në një postim në...

Lajme të tjera

Web TV