test

AKU gjobit 3 biznese me 300 mijë lekë për mungesë dokumentacioni dhe bllokon produktet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur bizneset ushqimore si magazinet ushqimore, marketet dhe supermarketet për mangësi dokumentacioni, për të garantuar sigurinë ushqimore këtë vit.

Inspektorët e Drejtorive Rajonale të AKU Durrës, Korçë dhe Fier kanë konstatuar shkelje nga këto subjekte dhe kanë vendosur masa administrative me vlerën 300 mijë lekë dhe kanë bllokuar produkte ushqimore.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në këtë fundviti.

Trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të AKU Durrës, Korçë dhe Fier gjatë inspektimeve të kryera në subjekte me natyrë aktiviteti “magazinë ushqimore”, “market” dhe “supermarket” konstatuan mangësi në dokumentacion.

Për shkeljet e konstatuara ndaj këtyre subjekteve janë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 300.000 lekë si dhe bllokim produkti deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët për sigurinë e produkteve ushqimore dhe fton për forcimin e bashkëpunimit për ndëshkimin e paligjshmërisë”, thuhet në një njoftim të AKU në rrjetet sociale./O.S

Të fundit

Ish-kandidatja e Sali Berishës në Korçë, paraqitet në SPAK

Ledina Alolli, kandidate për primaret e PD-së, në bashkinë e Korçës në vitin 2023 është paraqitur mëngjesin e sotëm...

Begaj niset drejt Gjermanisë, zbardhet agjenda e vizitës 2-ditore

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, niset sot në një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të Presidentit gjerman,...

Peshkaqenët po bëjnë ‘kërdinë’, autoritetet marrin vendimin urgjent për tre plazhe

Për të dytën ditë radhazi, rojet e plazhit urdhëruan notarët të dilnin nga uji në plazhin Melenara në bregun lindor të ishullit pasi një...

Studimi: Vetmia dëmton shëndetin po aq sa konsumimi i 15 cigareve në ditë

Me siguri ju jeni ndjerë të vetmuar në një moment të jetës tuaj. Edhe pse e dini se keni miq dhe njerëz që kujdesen...

Publikimi i tezave të Matematikës, reagon menjëherë ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron të gjithë maturantët dhe opinionin publik se procesi i provimit të Maturës Shtetërore në Matematikë po kryhet brenda...

Lajme të tjera

Web TV