‘Ish-perandori e kalbur’ Maduro i kthehet keq Britanisë pas dërgimit të luftanijes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nicolas Maduro ka paralajmëruar sot Britaninë të “mos ngacmohet me Venezuelën” teksa dënonte atë që quante “ish-perandori e kalbur e dekadente” për dërgimin e një luftanijeje në mbrojtje të Guijanës fqinje, ish-koloni e Londrës.

Maduro raportohet se ka urdhëruar rreth 5,600 ushtarakë të marrin pjesë në manovra ‘difensive’ pranë kufirit me Guijana pasi Britania ka dërguar në rajon një luftanije, pas referendumit venezuelan ku vendi pretendon më shumë se gjysmën e territorit të Guiana.

Maduro tha se po niste manovrat e ‘natyrës difensive në kundërpërgjigje të provokimeve dhe kërcënimeve të Britanisë ndaj paqes dhe sovranitetit të vendit”

Londra tha ka ndryshuar kursin e luftanijes së saj HMS Trent duke e vendosur në afërsi të ish-kolonisë, mes konfliktit të fundit territorial të Guianës me Venezuelën për rajonin e gjerë të pasur me naftë Essequibo.

Dy liderët Maduro e Ali janë takuar këtë muaj dhe ranë dakord të zgjidhin mosmarrëveshjet pa përdorimin e forcës, shkruan e përditshmja Daily Mail.

Maduro tha: “Ne besojmë te diplomacia, dialogu, paqja, por asnjë nuk duhet të kërcënojë Venezuelën ose të ngacmohet me të, ne jemi popull paqësor por luftëtarë, prandaj kërcënimet e perandorisë së kalbur dekadente të Britanisë, janë të papranueshme”.

Presidenti i Guaianës, Irfaan Ali tha dje se as Venezuela dhe asnjë shtet tjetër nuk duhet të tremben nga aktivitetet në ujërat territoriale të vendit të tij.

Ata shtonin se vizita e luftanijes HMS Trent ishte programuar më parë dhe është pjesë e stërvitjeve mbrojtëse të vendit.

Maduro pretendon se rajoni i Essequibo – i cili përbën dy të tretat e Guianës, është në fakt pjesë e Venezuelës prej ndarjes së padrejtë të kufijve një shekull më parë.

Lexo edhe :  Tërhiqet Trump: Askush nuk po i dëbon palestinezët

Pretendimi tij u mbështet në një referendum më 3 dhjetor, ku 95 përqind e votuesve mbështetën të drejtën e Venezuelës si zotëruese e Essequibo./O.S

Të fundit

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’kanë përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që...

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez, policia arreston 98 persona

Një grup protestuesish nga organizata Jewish Voice for Peace ka pushtuar hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil,...

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët, luhatjet e bursës dhe lojtarët e futbollit?

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët që kërkojnë ushqim, luhatjet e bursës dhe lëvizja e ekipeve të futbollit ? Mund të duket si një kombinim i çuditshëm, por ekziston një element matematikor që lidh këto fenomene: i...

Lajme të tjera

Web TV