Protestë në portin e Shëngjinit,punonjësit dy muaj pa u paguar,të irrituar e të pa shpres

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësit nuk kanë marrë pagën dy muajt e fundit si dhe i tremben reformës. Sipas tyre, kjo ndërmarrje ka shkuar drejt falimentimit nga keqmenaxhimi, si dhe shtimi i numrit të personelit në mënyre fiktive.

Reforma prek rreth 40 punonjës të portit Shëngjin, por të larguarit pretendojnë se këto largime po bëhen në mënyrë selektive me prapavijë politike.

Protestojmë për rrogat, po bëjnë dy muaj nuk kemi marrë rrogat. Po vjen Viti i Ri dhe ne nuk kemi shpresë se do të marrim rrogat. Ka 6 vite që porti i Shëngjinit është kthyer në portin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku një Komision nxjerr në rrugë të madhe 40 punonjës, i hedh në rrugë”, tha një nga punonjësit.

“Kërkoj të drejtën time si punonjëse e portit, që 11 vite pastruese. Motivi tjetër është punë partish, më ka kërkuar votën dhe i kam thënë jo”, shprehet punonjësja.

“Ka para 3 muajsh që më ka ardhur letra për pushim nga puna, rikonstruktim ndërmarrjeje. Na thanë që ndërmarrja jonë nuk ka lekë të paguajë fuqinë punëtore.. Kemi punuar një jetë të tërë këtu dhe dalim në ankand si fuqi punëtore pa asnjë të drejtë”, tha një punëtor.

“Pjesa tjetër merret nga shefi, një drekë, një darkë.. lekët në dorë”, tha një tjetër.

Punonjësit e portit të Shëngjinit kërkojnë nga organet e drejtësisë që të hetojnë abuzimet në këtë ndërmarrje./O.S

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

Skënderbeu mposht Vllazninë në sfidën për vendin e tretë, shkodranët në Conference League

Skënderbeu është fitues i takimit për vendin e tretë të renditjes në Kategorinë Superiore, pas triumfit ndaj Vllaznisë në “Final Four”, megjithatë në Conference...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Lajme të tjera

Web TV