Parandalimi i diabetit, si ndikon ngrënia e mëngjesit çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të mirat e ushqyerjes së shëndetshme që në orët e para të ditës janë të larmishme.

Një prej tyre konfirmohet nga ekspertët gjermanë sipas të cilëve, heqja dorë nga mëngjesi edhe në raste të rralla, rrit rrezikun e diabetit të tipit 2.

Për arritjen e këtij konkluzioni, ekspertët analizuan të dhënat e mbi 96,000 personave.
Këto të dhëna treguan se heqja dorë nga mëngjesi një herë në javë rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 me 6 përqind.
Kjo shifër rritet deri në 55 përqind nëse njeriu heq dorë nga mëngjesi 4-5 herë në javë.

Diabeti, një sëmundje që rrezikon edhe fëmijët

Mjekët në vendin tonë kanë vënë re një numër në rritje të rasteve të diabetit.
Vetëm në mesin e fëmijëve vërehen 25-30 raste të reja të diabetit të tipit 1 në vit.
Ndonëse statistikat nuk janë të plota, specialistët thonë se shkaku kryesor në shtimin e rasteve të diabetit është ushqyerja e keqe.
Sipas shoqatës Fëmijët dhe të Rinjtë me Diabet, të cilës i referohemi, në vendin tonë është alarmant fakti se diabeti po prek edhe fëmijët e vegjël nën 7 vjeç.

Roli i mëngjesit në parandalimin e diabetit

Po të marrësh në konsideratë lidhjen mes diabetit të tipit 2, sheqernave në gjak dhe insulinës, nuk është habi që ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e sëmundjes.
Në fakt, besohet se heqja dorë nga mëngjesi nxit rezistencën ndaj insulinës.
Kur rezistenca ndaj insulinës bëhet kronike, kthehet në fakt rreziku për diabetin e tipit 2.
Nga ana tjetër heqja dorë nga mëngjesi rrit nivelin e sheqerit në gjak që vazhdon edhe në vaktet e mëtejshme.
Kësisoj, trupi është në kthetrat e stresit të vazhdueshëm që bëhet faktor në përzgjedhjen e ushqimeve të pashëndetshme.

Lexo edhe :  Rastet shtohen çdo ditë, gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna pas të 40-ave

Dy justifikimet më të përsëritura nga njerëzit që nuk hanë mëngjes janë: mungesa e urisë dhe e kohës.
Por pavarësisht tyre, askush nuk duhet t’i thojë ‘jo’ një mëngjesi që përmban vezë, kos dhe fruta.
Një mëngjes i tillë ofron proteinë, fibër e karbohidrate, të mjaftueshme për një ditë plot me energji./E.Ç

Të fundit

Parashikimi i motit 15 Prill 2024, si do të ndryshojnë temperaturat

Vendi ynë, do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe i ngrohtë të jenë dominant. Kjo...

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona...

Horoskopi i ditës, 15 Prill 2024

Dashi Priten edhe turbullira në jetën tuaj gjatë kësaj dite kështu që mirë është të tregoheni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi...

VIDEO/ Inter “ngec” në barazim ndaj Cagliarit, shtyhet festa e titullit për zikaltërit

Cagliari ndal Interin në “San Siro” në një barazim 2-2 dhe i detyron zikaltrit ta fitojnë derbin e javës së ardhshme me Milanin për...

Lajme të tjera

Web TV