ë një moment shumë të shkurtër të video-s së ditëlindjes së vajzës së tyre pak muaj më parë, shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu se bukuroshja është sërish shtatzanë. Koha ka kaluar shumë shpejt dhe në datën 11 nëntor djali i tyre ka ardhur në jetë dhe Xhensila dhe Besi janë bërë tashmë prindër për herë të dytë.

Kanë kaluar disa ditë nga publikimi i këngës së saj të fundit, që është një bashkëpunim me Bardhin dhe titullohet “Mashtrues”.Mesa duket këtë vit Xhensila do të sjellë më shumë projekte muzikore e këtë na e ka treguar me anë të postimit të fundit në Instastory. Me anë të një video, këngëtarja ka treguar pak nga kënga e saj më e re, e cila do të publikohet e para për këtë vit dhe është një bashkëpunim me Pirro Cako. E pas saj do të ketë edhe shumë të tjera.

Së fundmi Xhensila ka postuar disa foto teksa mban në krah djalin e saj të vogël, i cili tashmë ka mbushur 1 muaj jetë duke na dhuruar kështu edhe momente të bukura në një atmosferë të bukur festash. Sigurisht që në galerinë e publikuar, nuk ka munguar edhe vajza e saj, Ajka, e cila shihet teksa vallëzon së bashku me nënën dhe vëllain e saj./O.S