Borrell me mesazh të qartë: Bota duhet të imponojë zgjidhje të konfliktit Izrael-Hamas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuniteti ndërkombëtar duhet ta imponojë një zgjidhje për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, pasi palët ndërluftuese nuk do të jenë në gjendje të pajtohen asnjëherë, tha shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të mërkurën.

“Unë besoj se ne kemi mësuar në këto 30 vjet se zgjidhja duhet të jetë e detyrueshme nga jashtë, sepse dy palët nuk do të jenë kurrë në gjendje të arrijnë marrëveshje”, tha Borrell në Lisbonë.

Ai paralajmëroi se “nëse kjo tragjedi nuk merr fund së shpejti, e tërë Lindja e Mesme do të digjet”.

Lufta arriti deri në Liban të martën me vrasjen e zëvendësliderit të Hamasit, Saleh al-Arouri, në Bejrut nga një sulm me dron.

 

 

Izraeli nuk e ka konfirmuar, po as mohuar se e ka vrarë numrin dy të Hamasit – grupit radikal palestinez që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.

Vrasja e tij ishte shenjë se lufta tashmë tremujore mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës është duke u përhapur në tërë rajonin.

“Ajo që ndodhi dje me vdekjen e njërit prej liderëve të Hamasit është një faktor tjetër që mund ta nxisë përshkallëzimin e konfliktit”, theksoi Borrelli, duke shtuar se do ta vizitojë Lindjen e Mesme, përfshirë Libanin, për “të gjetur mënyra” për zgjidhjen e konfliktit.

Lufta nisi pasi pjesëtarët e Hamasit i sulmuan qytetet jugore të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, dhe duke i rrëmbyer mbi 240 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Prej atëherë, Izraeli e nisi një fushatë ajrore, tokësore dhe detare në Gazë, duke i vrarë mbi 22.300 palestinezë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi./REL

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat piramidale”

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka goditur skemën e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet të ashtuquajtur mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen...

Lajme të tjera

Web TV