Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të segmentit të autostradës Fier – Vlorë.
Drejtuesi i mjetit, A. M., sapo ka parë tymin, ka braktisur mjetin duke shpëtuar nga flakët.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve për disa minuta janë krijuar radhë të gjata trafiku në njërën anë të autostradës Fier-Levan.
Burimet paraprake të informacionit pohojnë se ka qenë një shkëndijë elektrike e cila ka bërë që makina të shpërthejë në flakë. Automjeti tip ‘Mercedes Benz’ që udhëtonte me sens për në drejtim të Lushnjës.
Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tym ka ndaluar duke zbritur nga automjeti, ndërkohë mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale./O.S