Britania po përballet me probleme të mëdha pasi u godit nga stuhia ‘Hank’ me qindra paralajmërime për përmbytje, mbyllje rrugësh, anulime trenash dhe mijëra familje pa energji.
Shpërthimet më të forta të erës u regjistruan të martën pasdite në Isle of Wight, në jug të Britanisë, ku shpejtësia e erës arriti në 150 kilometra në orë. Ndërkohë, shërbimet e urgjencës thanë se një burrë vdiq në Gloucestershire pasi një pemë ra mbi makinën e tij.
Sipas Shoqatës së Rrjeteve të Energjisë, e cila mbledh të dhëna nga të gjithë ofruesit e energjisë elektrike, rreth 10,000 klientë janë ende pa energji elektrike./O.S