test

“Le Figaro”, Shqipëria mes 15 destinacioneve për t’u vizituar në vitin 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria renditet mes 15 vendeve që gazeta franceze “Le Figaro” ka  renditur mes destinacioneve më të bukura për t’u vizituar gjatë vitit 2024.

“Këtu është lista jonë e qyteteve, rajoneve dhe vendeve në mbarë botën ku duhet të vendosim kursin këtë vit”, shkruan e përditshmja franceze e “Le Figaro” ku mes 15 destinacioneve që nuk duhen humbur këtë vit Shqipërinë e rendisin në vendin e 8-të.

Sipas Figaro, Shqipëria është një nga destinacionet e fundit sekrete në Evropë, e cila pasi ka qenë prej 46 vitesh një nga vendet më të mbyllura në botë për shkak të diktaturës, prej disa vitesh ka hapur dyert për turistët.

Me një gjatësi prej 465 kilometra vijë bregdetare, laget nga uji bruz i Adriatikut dhe Jonit, të ofron plazhe magjepsëse me rërë të bardhë. Jehonë, prestigjozja franceze, i bën edhe lumit Vojsa.

Në Shqipëri ju mund të sksploroni luginën e Vjosës, lumin e fundit të egër në Europë dhe i pari që u bë “park kombëtar”.

Më tej në shkrim sugjerohet ekspolormi në brendësinë e vendit: madhështorja Lugina e Valbonës (jo larg nga Mali i Zi), liqeni i Ohrit i klasifikuar nga Unesco si pjesë e trasëgimisë kulturore.

Nga ana tjetër Le Figaro rendit si vende për t’u vizituar edhe qytetin e Berati, “qyteti me një mijë dritare”, ose qyteti osman i Gjirokastrës  kënaq adhuruesit e trashëgimisë kulturore dhe historike. Pa harruar Tiranën, e cila po modernizohet me shpejtësi të madhe.

Sipas gazetës franceze Shqipëria i foron turistëve çmime shumë të mira e tërheqëse në raport me cilësinë.

Koha më e mirë për të udhëtuar është nga Maji deri në Qershor, pikat e nxehta janë në Korrik dhe Gusht.

Shqipëria mbylli një vit të sukseshëm të turizimit, ku u regjistruan rreth 10.1 milionë turistë, por pritet se 2024 do të sjellë një tjetër surprizë pasi sipas tur-operatorëve ka një rritje me 25% të kontratave që ata kanë lidhur në krahasim me vitin e shkuar./O.S

Të fundit

“Kushëriri” i Nostradamusit bën parashikime të frikshme për Euro 2024

Një ‘psikik’ i lartë, i cili pretendon se është i lidhur me Nostradamusin, ka parashikuar fatin e Anglisë në...

Rreziku nga rrjetet sociale, psikiatrit ngrejnë alarmin: Ja çfarë duhet të…

Mund të jetë me prindërit apo me shokët, por prioritet për të kanë rrjetet sociale.  Ameri na tregon se telefonin nuk e  heq nga...

IShowSpeed mbërrin në Tiranë, pritet nga të rinjtë shqiptar, takohet me Ramën (VIDEO)

Youtuberi i njohur IShowSpeed ndodhet në Shqipëri. Prezenca e tij ka bërë që shumë të rinj të dalin në qendër të Tiranës, duke ndjekur...

Macron kërkon nga shkollat franceze të luftojnë antisemitizmin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkoi të mërkurën nga shkollat të mbajnë “një orë diskutim” këtë javë për racizmin dhe antisemitizmin, pas njoftimeve për...

Basha zbulon skenarin e ‘fshehtë’ të Bardhit/ Pret të marrë PD-në pasi të ikë Berisha

Deputeti Lulzim Basha i ftuar në një intervistë televizive, tha se nëse logoja e vula e PD-së mbeten peng të lojërave të Ramës me...

Lajme të tjera

Web TV