Pronarët e një ishulli të largët në Uells po kërkojnë dy roje për të jetuar dhe punuar atje.
Rojtarët e ishullit Bardsey (Ynys Enlli) në brigjet e Llyn në Uellsin e Veriut do të gëzojnë përfitime duke përfshirë një udhëtim me varkë njëherë në muaj. Gjithashtu do të kenë një hapësirë të përbashkët për të kultivuar perime si dhe internet.
Ishulli me përmasa 0,69 milje katrorë ka një popullsi prej 11 banorësh dhe pretendohet të jetë vendi ku është varrosur magjistari mitik Merlin.
Bardsey Island Trust po pret aplikime nga dy individë që do të jetojnë dhe punojnë së bashku.
Aplikantët e suksesshëm do të paguhen 11,44 paund në orë dhe kontrata zgjat nga 1 marsi deri më 30 tetor.
Energjia elektrike sigurohet nga panelet diellore dhe me të mund të punojnë vetëm dritat, frigoriferi dhe modemi i internetit.
Në përshkrimin e punës thuhet se “nuk ka ujë të ngrohtë në sistemin e brendshëm” ndërsa tualeti ndodhet jashtë. Gjithashtu njohja e anglishtes dhe uellsishtes është e detyrueshme si dhe leja e drejtimi të makinës përbën avantazh.
Në këtë ishull gjendet fari më i lartë në Mbretërinë e Bashkuar i cili është 30 metra i lartë dhe mbi 200-vjeçar./E.T