Dojna Mema u përgjigjet kritikave për intervistën e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dojna Mema ka reaguar pas intervistës së saj në “Oxygen” përball Besim Dinës. Në një video në Instagram, Dojna falenderon njerëzit që i kanë shkruar e komplimentuar.

Për kritikët? “Sa i përket atyre që flasin lart e poshtë për hir të të folurit se do marrin pak vëmendje, dhe kjo punë është e vjetër sa bota, të vazhdojnë ta bëjnë. Fatmirësisht, unë jam rritur në TV, çdo gjë është publike dhe lehtësisht e vërtetueshme, ndaj vazhdoni nxirrni foto, video, fraza nga konteksti telebiziv dhe i showt si të keni qejf se njerëzit nuk janë budallenj!”- thotë ajo.

Kush e sulmoi dhe ironizoi Dojnën?

Deklarata e Dojnës ngjalli fillimisht reagimin e Rike Roçit, e cila bëri një koment në një prej fragmenteve të intervistës së saj në instagramin e Revista Class. “Harroi kjo që çuni i babit Erik Fullani i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq”.

Komenti i referohet një interviste të Dojnës Erikun, kur gjatë një video live në Instagram, dikush i shkroi “A ke ndonjë 500 euro për të na i dhënë?”. Ai nxori 500 euro dhe i mbuloi sytë Dojnës, e cila reagoi duke thënë “Oh my God” (Oh, Zot!).

Po ashtu, edhe Enca shkroi një status: “Se më vjen për të qeshur kur thonë “Mos u besoni rrjeteve sociale, se gjithçka është një gënjeshtër, njerëzit nuk e kanë atë jetë, janë në të vërtetë të trishtuar etj, etj. Vërtet të gjithë postojmë në social media pjesët më të bukura të jetës (ose thjesht çfarë duam të ndajmë), por ka edhe njerëz që janë vërtet të lumtur, që jetojnë vërtet bukur, që janë vërtet të pasur, vërtet të dashuruar”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Por kanë edhe njerëz që e kanë jetë të vërtetë! Mos u përpiqni t’i bëni të gjithë të duken ‘miserable’ që të ndiheni më mirë me veten”.

Lexo edhe :  Sara Hoxha nuk e fsheh, zmadhon gjoksin pas ndarjes nga Ledri Vula

Mes reagimeve ishte edhe ai i blogeres Fjorda Llukmani. Ajo shkroi:

“Mos bëni si bëj unë, po bëni si them unë. Ma prishi komplet një farë pëlqimi që kisha për këtë vajzë. Më saktë kështu më prishet me këdo që bën moral e flet me fjalë të mëdha kot më kot me demek që ta pelqejë masa. Kjo është nga ato që nuk shet bythën e vet në Instagram por të fëmijës apo të personazheve si Esmaja etj. Dmth nuk fiton “duke dalë vetë si pjeshkë” por duke reklamuar 100 produkte fëmijësh, kap çfarë të kapësh, edhe emisionin që fiton klikime në kurriz të njerëzve injorantë. Për sa kohë ishte në “Top Channel” s’doli të fliste për antivlera kurse tani që mund t’i ketë zënë vendin dikush që u bë i famshëm nga Instagrami i paska djegur kësaj. Po çdo gjë e ka një fazë o zotri se s’do rrini në ekran të njëjtit njerëz përherë. Pse emisioni i tanishëm që moderon kjo s’ka nxjerrë antivlera? Sa të dush. Ka ikur pra koha e televizionit, e dimë të gjithë. Është koha e rrjeteve sociale, aty është audienca më e madhe. Dil bëj një gjë të zgjuar dhe edukative ti, mos rri duke reklamuar kremëra për bythë bebash a qumësht formulë se na keni hapur barkun.”-ka shkruar ajo në Instastory

Çfarë deklaroi Dojna?

Mes të tjerash Dojna tha:

“Mendoj se rrjetet sociale kanë ndikuar shumë në krijimin e kësaj jetës plastike, jetës që nuk është e vërtetë”, më pas iu drejtuar shikuesve, duke thënë: “Njerëz, nuk është e vërtetë, mos e besoni. Mendoj që kjo tendenca ka bërë që të jemi ku jemi sot dhe të krijojmë këtë jetën perfekte dhe luksoze, pa pyetur një herë veten nëse janë të lumtur këta njerëz, sepse qëllimi në jetë është të jemi të lumtur”./E.Ç

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV