Situata alarmante në Europë/ Viruset e ndryshme mbushin spitalet, mjeku: Gripi më i keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rastet me viruese të gripit dhe infeksione të tjera virale të frymëmarrjes janë në rritje.

Tashmë ka një të mbingarkesës nëpër spitale, si në periudhën e pikut të rasteve të koronavirusit, ndërkohë që në disa zona po rikthehen edhe masat, si përdorimi i detyrueshëm i maskave në vende publike.

Situata në Itali

Urgjencat dhe repartet në spitalet italiane janë nën presion për shkak të rritjes së rasteve me grip. Sipas të dhënave të organeve kompetente, ka një rënie të numrit të rasteve me koronavirus. Megjithatë, diagnozat e gripit me komplikime të sistemit të frymëmarrjes dhe rastet me pneumoni vazhdojnë të rriten, jo vetëm tek pacientët e moshuar.

Javën e fundit rastet me Covid-19 ranë me 16%, por sipas shumë profesorëve të virologjisë, kjo rënie mund të jetë për shkak të numrit më të ulët të analizave të kryera gjatë pushimeve. Që do të thotë se mund të shënohet një rritje e re në ditët në vijim.

Sa i përket urgjencës spitalore, shumica dërrmuese e pacientëve me simptoma dhe komplikime të ngjashme me gripin janë qytetarë të moshuar. Nga Milano në Romë dhe Napoli, pritja për t’u vizituar tek  një mjek disa herë i kalon katër orë.

Matteo Bassetti, shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin San Martino në Xhenova, theksoi se ky është gripi sezonal më i keq i 20 viteve të fundit, për sa i përket shkallës së transmetimit. “I kishim paralajmëruar italianët, por shumë prej tyre preferuan të ishin të shurdhër”, shtoi Bassetti, duke iu referuar drejtpërdrejt atyre që nuk donin të vaksinoheshin.

Sipas shifrave të fundit, më shumë se një milion italianë janë infektuar me grip, ndonëse kulmi i rasteve, i cili pritet ndoshta brenda javës së ardhshme, ende nuk është regjistruar.

Lexo edhe :  Sulmi amerikan në Iran “trondit” tregjet botërore, aksionet globale në rënie

Situata në Spanjë

Pesë rajone spanjolle kanë njoftuar rivendosjen e masës për përdorimin e detyrueshëm të maskave në institucionet shëndetësore, pas një rritje të ndjeshme të rasteve të COVID-19 dhe gripit gjatë periudhës festive.

Në rajonin e Valencias shkalla e infeksioneve të frymëmarrjes u rrit në 1,501 raste për 100,000 banorë midis 26 dhjetorit dhe 1 janarit.

Krerët e autoriteteve shëndetësore në Valencia rekomanduan që qytetarët që shfaqin simptoma, si dhe profesionistët shëndetësorë dhe të afërmit dhe miqtë në dhomat e pritjes, të mbajnë maska./O.S

Të fundit

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Lajme të tjera

Web TV