Dhunimi i të rinjve shqiptarë/Reagon ambasada shqiptare në Malin e Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të shtunë në Herceg Nov, ku 3 të rinj shqiptarë u dhunuan pa arsye nga 8 persona me veshje ushtarake.

Përmes një njoftimi postimi në facebook, ambasada ka bërë me dije se që në momentin e parë që është informuar në lidhje me rastin, ka marrë në mbrojtje të rinjtë dhe po u ofron çdo shërbim të nevojshëm.

Ambasada bën me dije se të rinjtë shqiptarë, kanë denoncuar në policinë malazez rastin dhe po vijojnë hetimet.

“Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.

Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.

Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.

Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze”, thuhet në njoftimin e ambasadës./E.T

Të fundit

IDF: Në Gaza kemi vrarë 20 000 militantë të Hamasit

Shefi i Shtabit të Izraelit në largim, Gjeneral Herzi Halevi tha se forcat izraelite kishin vrarë 20 000 militantë...

Franca lëshon urdhërarrest të ri për Bashar al-Assad

Hetuesit francezë kanë lëshuar një urdhërarrest kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte, veçanërisht fillimin e një...

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton projektvendimin, ja si do të ndahen mandatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për deputetë në listat shumë emërore, për çdo zonë zgjedhore, për...

Barcelona “e çmendur”/ Katalanasit realizojnë përmbysje në Champions

Janë ende shumë të rinj, por tepër të rrezikshëm. Yjet e Barcelonës ndoshta nuk e kanë ende pjekurinë e duhur për të sfiduar një Real...

Resortet’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026!/ PD: Qokë oligarkëve!

Deri në fund të vitit 2026, të gjitha resortet me 4-5 yje që kanë një kontratë me një ‘brand name’ ndërkombëtar do të bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV