Cilët janë ata faktorë që ndihmojnë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për fat të mirë ka edhe një sërë faktorësh të kontrollueshëm të cilët, nëse monitorohen vazhdimisht, ulin shanset për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Mjekët kardiologë këshillojnë:

Mbani në normë presionin arterial

Presioni i lartë arterial është një faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës. Për këtë arsye mjekët rekomandojnë monitorim të herëpashershëm të presionit të gjakut. Për këtë është e rëndësishme që të kryeni kontrolle të përvitshme rutinë, dhe nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar, drejtohuni menjëherë te mjeku kardiolog për të marrë rekomandimet e nevojshme si dhe mjekimin e duhur.

Mbani nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve

Niveli i lartë i Kolesterolit nuk shoqërohet me simptoma, por ndërkohë dëmton në heshtje enët e gjakut, duke ndërtuar pllakëza në muret e arterieve të cilat mbivendosen duke çuar kështu në ngushtimin e tyre. Kjo situatë njihet si arterosklerozë dhe mund të jetë shkak i shumë sëmundjeve të tjera kardiovaskulare e sidomos atakut kardiak.

Disa prej faktorëve që ndikojnë në nivelet e kolesterolit në gjak janë mosha, gjendja e përgjithshme shëndetësore, mënyra e të ushqyerit, historia familjare etj,.

Mjekët specialistë rekomandojnë kryerjen e kontrolleve dhe analizave të gjakut në mënyrë periodike me qëllim parandalimin e këtyre sëmundjeve. Është e rëndësishme që përveç kolesterolit të përgjithshëm, të kontrollohet edhe kolesteroli i keq (LDL), i miri (HDL) dhe trigliceridet.

Mbani nën kontroll peshën

Obeziteti në të shumtën e rasteve lidhet drejtpërdrejt me faktorët e tjerë të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare si, kolesteroli i lartë, nivelet e larta të triglicerideve, presioni i lartë arterial si dhe diabeti. Prandaj është shumë e rëndësishme që të mbani nën kontroll peshën sepse ul ndjeshëm këta faktorë rreziku.

Mbani regjim të shëndetshëm ushqimor

Përpiquni të kufizoni konsumin e yndyrnave të ngopura, ushqimet me përmbajtje të lartë natriumi dhe sheqernat. Konsumoni sa më shumë fruta & perime të freskëta.

Merruni me aktivitet fizik

Aktiviteti fizik, qoftë edhe 30 minuta ecje çdo ditë, ka shumë përfitime shëndetësore ndër të cilat; forcon zemrën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Marrja me aktivitet fizik ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme dhe ndërkohë ul edhe nivelin e kolesterolit dhe presionin e gjakut duke ulur në këtë mënyrë edhe rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Lexo edhe :  Jeni me grip? Zbuloni ushqimet që duhet të shmangni dhe ato që këshillohet të hani

 

Limitoni alkoolin & duhanin

Tashmë dihen efektet e dëmshme që shkaktojnë jo vetëm në shëndetin e zemrës, por në të gjithë organizmin, pirja e duhanit dhe konsumi i alkolit.

Duhani shkakton dëme arteriosklerotike të enëve të gjakut, që në vetvete shkaktojnë sëmundje ishemike të zemrës, apo dhe infarkt. Konsumi i sasive të mëdha të alkoolit rrit nivelin e triglicerideve, presionin e gjakut si dhe mund të shkaktojë insuficiencë kardiake (pamjaftueshmëri të punës së zemrës).

Menaxhoni stresin

Stresi është i lidhur me sëmundjet kardiake në shumë mënyra, duke filluar që nga rritja e presionit të gjakut e deri në atak kardiak.

Mbani nën kontroll diabetin

Diabeti dyfishon rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së zemrës pasi me kalimin e kohës, normat e larta të sheqerit në gjak, mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe fijet nervore që kontrollojnë zemrën dhe enët e gjakut. Pra, është me rëndësi vitale që të kryeni në mënyrë periodike të gjitha kontrollet e nevojshme për diagnostikimin e hershëm të diabetit, me qëllim mbajtjen e tij nën kontroll, duke shmangur kështu pasojat negative që sjell në organizëm dhe si rrjedhojë edhe në zemër.

Sigurohuni që të përmbushni orët e nevojshme të gjumit dhe në mënyrë cilësore

Nëse nuk flini mjaftueshëm rritet rreziku për presion të lartë arterial, obezitet dhe Diabet, të cilët më pas kthehen në shkaktarë për sëmundjet e zemrës. Të rriturit kanë nevojë për 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë. Vlen të theksohet se, nëse vuani nga apneja e gjumit, rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare është akoma më i lartë, prandaj rekomandohet të drejtoheni te mjeku specialist për trajtimin e problematikës.

Të fundit

Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, tregjet financiare globale pësojnë ndryshime

Pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka shumë ndryshime të tregjeve globale këtë mëngjes. Sipas mediave të...

Ja kujt i bie barra ekonomike nëse Trump mban zotimin dhe tarifon me 10% BE-në dhe Kinën

Duke iu përmbajtur një prej premtimeve të tij elektorale, Donald Trump thotë se po mendon të vendosë një tarifë prej 10% për mallrat që...

I dhanë fund martesës 30-vjeçare, reagon për herë të parë gruaja e Pep Guardiolas

Cristina Serra, gruaja e Pep Guardiola-s, ka folur për herë të parë pas ndarjes nga trajneri i Manchester City-t dhe ka thënë se ndihet...

5 veshjet më të ngrohta dimërore

Kombinojini me çizme dhe mbështilleni menjëherë nw tw ngrohtw. Asgjë më mirë se një fustan dimëror nuk zgjidh pamjet e periudhës dhe përshtatet me...

Paga, bonuse dhe argëtim/ Sa dollarë përfiton Donald Trump si president i SHBA?

Paga e Presidentit të SHBA-së nuk është rritur për më shumë se 20 vite. Ky tregues nënkupton që Donald Trump si president do të...

Lajme të tjera

Web TV