Dhuna në Malin e Zi/ Unioni Demokratik:Të hetohet urgjentisht, duam të dimë shkakun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre shqiptarët e dhunuar egërsisht në Malin e Zi u rikthyen në Shqipëri, e fillimisht kanë kryer kontrolle mjekësore edhe në urgjencën e Shkodrës.

Dëshmia tashmë e zbardhur e njërit prej tyre, Klodian Meaj duket konfirmon faktin që sulmi ka ndodhur për shkak të simboleve kombëtare.

“Kishim flamurin shqiptar në pasqyrën e mjetit me të cilin po udhëtonim”, është shprehur i riu.

“Ndoqëm pa probleme rrugën deri në HercegNovi, ku ndaluam shkurtimisht për shkak të disa vështirësive me makinën. Aty, u mblodhën një grup personash që nisën të godisnin automjetin, e për më pas na u kthyen dhe neve duke na dhunuar fizikisht pa asnjë arsye”, mësohet të ketë thënë ai ndërsa sqaron se edhe brenda makinës kanë qenë duke komunikuar me zë shumë të ulët, ndërsa këmbëngul se nuk ka pasur asnjë provokim nga ana e tij dhe e dy shqiptarëve të tjerë, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi.

Ky i fundit konfirmoi më herët jashtë kamerave për Top Channel se ishin goditur me sende të forta në kokë dhe trup. Ai shtoi se kishte marrë vetëm dy goditje ndërkohë që shokët janë dhunuar më shumë, ndërsa shtoi se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.

Edhe Unioni Demokratik i shqiptarëve në Malin e Zi reagoi ndaj rrahjes barbare të tre të rinjve shqiptarë atje, duke kërkuar një shpjegim për incidentin, i cili, nga sa pohoi kreu i tij, Mehmet Zenka, u shkaktua nga tetë persona të mbanin veshje të tipit ushtarak. Sipas Vijestit, forca politike në fjalë ka kërkuar një përgjigje të menjëhershme nga institucionet kompetente.

“DUA u bën thirrje urgjentisht organeve përgjegjëse si dhe kryeministrit Milojko Spajiç dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danilo Saranoviç që të marrin të gjitha masat e duhura për të zbardhur rrethanat e sjelljes së papranueshme ndaj tre shtetasve shqiptarë. Duam të dimë se cili është shkaku i këtij qëndrimi”, thuhet në njoftim./O.S

Të fundit

84 vite të MARTUAR, çifti thyen REKORD botëror!

Një çift brazilian, dasma e të cilit ishte në vitin 1940, zyrtarisht mori rekordin botëror Guinness për martesën më...

Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të bini nga pesha?

Për ata që synojnë të humbin peshë, vaktet e mëngjesit luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e menaxhimit të peshës. Hulumtimet kanë treguar se...

Manjani kritika SPAK: Arrestimi i Veliajt mbi hamendësime prokurorësh dhe hakmarrje

Nga Ylli Manjani Disa konstatime nga debati i "drejtësisë popullore" mbi rastin Veliaj. Dua të them se këto vëzhgimeve  i takojnë publikut, interesit të tij dhe...

Rritet numri i kërkesave nga emigrantët për të votuar në zgjedhje, ja sa janë regjistruar

Ka shkuar në 134,787 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas shifrave të...

Nga Meta te Jenisheri, koalicioni i ‘frikshëm’ i Berishës për 11 majin

Shumica e emrave që do të shfaqen në krah të Berishës si aleatë nuk kanë asnjë peshë elektorale, por duket se kjo nuk ka...

Lajme të tjera

Web TV