Reshje dëbore në qarkun e Korçës, trashësia arrin mbi 50 cm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet intensive të dëborës. Në segmentin rrugor Shtyllë- Panarit, dëbora ka rënë gjatë gjithë natës dhe vijon të bjerë ende.

Raportohet se në këtë zone, është punuar intesivisht për tu mos u bllokuar, pasi dje dëbora shënoi një trashësi prej 50 cm ndërsa, gjatë orëve të para të mëngjesit ka shtuar dhe 10 cm të tjera.

Në këtë zonë janë dërguar dy fadroma për të pastruar rrugën.

Në këtë segment kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Në segmentin Boboshticë Dardhë gjatë natës, ka pasur reshje dëbore ndërsa trashësia ka shkuar deri në 5 cm.

Borëpastrueset kanë qenë në terren për pastrim dhe kriposje dhe në këtë aks nuk paraqiten probleme sa i përket qarkullimit të mjeteve, por shoferët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe duhet ti pajisin mjetet e tyre me goma dimërore./E.T

Të fundit

VIDEO/ Pamjet e rralla, Rama tek shkallët kur refuzohej si kandidat në PS

Rrugëtimi politik i Edi Ramës brenda Partisë Socialiste ka nisur mes sfidash dhe skepticizmi nga brenda vetë partisë në...

“Erdha i fundit babë!”/ Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishtë këtë të premte nga Haga në Kosovë, pasi u lejua të vizitonte varrin e babait të tij Haxhi...

Në Shqipëri janë shitur ëmbëlsira me copa metali/ BE lëshon alarmin: Largojini nga tregu

Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni, ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin tonë janë futur ëmbëlsira me...

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan fondin për fushatën e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë ditën e sotme fondin që do t’u shkojë partive politike për fushatë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Komisioni...

Tre lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë për sfidën me Anglinë

Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni nuk do të jenë në dispozicion të Silvinjos për mbrëmjen e sotme. Të tre këto lojtarë do...

Lajme të tjera

Web TV