Akuzohen për shpërdorim detyre, arrestohen dy deputetë brenda Pallatit Presidencial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Policia polake arrestoi ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-zv.ministrin e Brendshëm brenda Pallatit Presidencial në Varshavë, në një ditë të një teatri politik të paprecedentë.

Mariusz Kaminski dhe Maciej Wasik janë dënuar me nga dy vjet burgim muajin e kaluar për abuzim me pushtet në kohën kur ata kishin drejtuar zyrën anti-korrupsion në vitin 2007.

Pas arrestimeve, ministri i ri i Brendshëm, Marcin Kierwinski, shkroi në platformën “X”: “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”, raporton The Guardian.

Arrestimet kanë vënë në pah trazirat politike mes partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) dhe koalicionit të ri pro-BE.

Dy të arrestuarit, që u zgjodhën deputetë nga radhët e PiS në tetor, refuzuan të njihnin vendimin e gjykatës të marrë muajin e kaluar, pasi presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, një aleat i PiS, i kishte falur ata në vitin 2015. Duda po ashtu tha se ai nuk e njeh vendimin e gjykatës, pasi insiston se vendimi i tij për t’i falur Kaminskin dhe Wasikun mbetet valid.

Të hënën mbrëma, gjykata lëshoi urdhër arrest për dy deputetët.

Përkundër kësaj, Duda ftoi të dy në Pallatin Presidencial në Varshavë të martën në mëngjes për të marrë pjesë në një ceremoni.

Disa orë më vonë, ata dolën nga Pallati për të folur shkurtazi për gazetarët. Kaminski tha se do të jenë “të burgosur politikë” nëse ata arrestohen dhe falënderoi Dudan për përkrahjen,

“Ne po përballemi me një krizë shumë serioze shtetërore. Po krijohet një diktaturë”, tha Kaminski.

Më pas u kthyen brenda pallatit, ku ndodhi teatri politik. Disa momente më vonë, kryeministri Donald Tusk në konferencë për media tha se situata është “e jashtëzakonshme”.

Lexo edhe :  'Tërbohet' moti/ Breshëri 'pushton' këtë vend, dëmtohen rëndë kulturat bujqësore

Ai tha se vendimi i gjykatës duhet respektuar dhe akuzoi presidentin Duda se ndihmoi burrat të ikin nga drejtësia.

Pas arrestimeve, disa qindra përkrahës të partisë PiS protestuan jashtë pallatit për të përkrahur të arrestuarit.

Vitin e kaluar, Gjykata Supreme e Polonisë vendosi se falja që bëri Duda në vitin 2015 nuk është valide, pasi ishte bërë derisa burrat kishin apeluar vendimin kur u shpallën fajtorë. Duda ka kundërshtuar këtë dhe insistoi se falja është valide.

Për të komplikuar gjërat, Tribunali Kushtetues dhe dhoma e re e Gjykatës Supreme, të dyja të mbushur me gjyqtarë të nominuar nga PiS, vendosën në favor të Dudas./O.S

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

Skënderbeu mposht Vllazninë në sfidën për vendin e tretë, shkodranët në Conference League

Skënderbeu është fitues i takimit për vendin e tretë të renditjes në Kategorinë Superiore, pas triumfit ndaj Vllaznisë në “Final Four”, megjithatë në Conference...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Lajme të tjera

Web TV