Në arrati prej 6 muajsh/ Kuvendi i heq mandatin e deputetit Arben Ahmetajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbi 6 muajsh në arrati, Arben Ahmetaj ka humbur mandatin e deputetit dhe Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar KQZ për vakancën. Në shkresën dërguar KQZ, Kuvendi thotë se Ahmetajt i ndërpritet mandati për shkak të mungesës pa arsye për 6 muaj. Hera e fundit kur ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka qenë në Kuvend ka qenë data 6 korrik 2023.

Sipas Kushtetutës, konkretisht nenit 71, pika 2, germa d, mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon 6 muaj rresht në Kuvend.

Tashmë, KQZ duhet të bëjë zëvendësimin sipas rezultateve të zgjedhjeve të 2021 në qarkun e Tiranës, aty ku Ahmetaj u zgjodh deputet me 11.287 vota, duke u renditur në top listën e 5 më të votuarve të PS në këtë qark.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, mandati i Ahmetajt merret nga Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës, e në rast se për shkak të postit, Bici refuzon mandatin, ai i kalon juristit Plarent Ndreca, me 4008 vota personale.

Mbi Arben Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e inceneratorëve. Më 20 korrik SPAK lëshoi urdhër arresti për të, ndërsa disa ditë më vonë u shpall në kërkim ndërkombëtar./E.T

Të fundit

E papritur! Rozana “shpërthen” ndaj Loredanës, e godet me shpullë në fytyrë!

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania, ku Loredana shihet...

”PS e 2025 është si PD e 1992”/ Rama: Nëse votoni kënetën e pësojmë si Maqedonia

Edi Rama, kreu i PS-së dhe njëherazi Kryeministër, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS-së në Qarkun e Tiranës, e krahasoi Partinë Socialiste...

“Të tjerët, të kalbur dhe pa eksperiencë”, Rama: PS parti e re, por shalqi me provë

Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e sotme takimin me të rinjtë në kryeqytet dhe me skudarën elektorale të 11 majit. Ndër të tjera Rama u...

Kryemadhi shfaqet me macen e Metës: Shoqe besnike që s’të le asnjëherë vetëm

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është shfaqur në rrjetet sociale këtë të premte pa kostumin “politik”, por e veshur sportive dhe më një shikim...

Rama: Hedhja e votës kudo tjetër përveçse te kutia e PS është ta çosh votën kot

Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e sotme takimin me të rinjtë në kryeqytet dhe me skuadrën elektorale të 11 majit. Ndër të tjera Rama u...

Lajme të tjera

Web TV