ARRSH hap procedurat për bypass-in e Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ARRSH ka nisur procedurat zyrtare për ndërtimin e ByPassit të Elbasanit.

Tashmë i është hapur drita jeshile investimit, i cili do të lehtësojë trafikun e rënduar në një nga korridoret më të rëndësishme të lëvizjes ndërkombëtare.

Duke qenë se një fluks prej më shumë se 10 mijë mjetesh i duhet të kalonte çdo ditë në mes të qytetit të Elbasanit, ARRSH vendosi të shmangë qytetin dhe të ndërtojë një rrugë me standarde, të cilat përballojnë këtë trafik.

Bypass i Elbasanit do të nisë në zonën ku përfundon autostrada Tiranë-Elbasan dhe do të mbaroje në dalje të Elbasanit, në pjesën lindore, ku do të bashkohet me rrugën Elbasan-Prrenjas, e cila gjithashtu po i nënshtrohet një tjetër investimi për zgjerimin e saj.

Në studimin e saj për gjurmën e By passit, ARRSH ka marrë parasysh Planin e Përgjithshëm vendor të Bashkisë së Elbasanit. Rruga e re do të ketë dy korsi, me gjerësi 3.75 metra secila, ku gjithashtu është parashikuar edhe korsia e emergjencës./O.S

Të fundit

“Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku”

Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka...

Shpresë, Frikë dhe Besueshmëri, Trinom i Pashkëputur në Udhëtimin Europian të Shqipërisë

Nga Fejzo Subashi Prej më shumë se tridhjetë vitesh, Shqipërinë e kanë shoqëruar tri ndjenja të fuqishme në udhëtimin e pa fund të saj...

Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete...

“A të thashë se Shabani është njeri i Veliajt?” Profesori i kujton lutjen Lapajt

Pas kërkesës së Zeqir Kordhonit në KQZ, se do të mbajë mandatin e deputetit që fitoi nga koalicioni “Nisma Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Policia dhe IKMT “zbarkojnë” pranë lokaleve rreth stadiumit “Air Albania”

Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe IKMT janë parë pasditen e sotme me forcat e tyre përqark stadiumit “Air Albania” në Tiranë në kuadër...

Lajme të tjera

Web TV