Blinte vota për zgjedhjet e 2021, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Gazmend Canajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, Gazmend Canajn, i cili akuzohet se blinte vota në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Sipas SPAK, rezulton e provuar se Gazmend Canaj iu ka dhënë ushqime shtetasve G. K. dhe E. G. si dhe ju ka ofruar përfitime të paligjshme shtetasve S. K., R. C. dhe F. R., në këmbim të votës së tyre në favor të subjektit politik që Canaj mbështeste.

Njoftimi i plotë

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 10.01.2024 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.116/1 viti 2022 në ngarkim të pandehurit:

Gazmend Canaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328  i Kodit Penal.     

Nga analiza një e nga një dhe në unitet të provave të administruara gjatë hetimit (përgjimet telefonike dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale) provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se, i pandehuri Gazmend Canaj iu ka ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë personave të ndryshëm përfitime ekonomike që ata të votojnë në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik që Gazmendi mbështeste në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në qarkun e Tiranës, të datës 25 prill 2021.

Rezulton e provuar se i pandehuri Gazmend Canaj iu ka ofruar dhe dhënë ushqime shtetasve G. K. dhe E. G. si dhe ju ka ofruar përfitime të paligjshme shtetasve S. K., R. C. dhe F. R., kundrejt votës së tyre dhe të afërmve të tyre, në favor subjektit politik që Gazmendi mbështeste./E.T

Të fundit

VIDEO/Kombëtarja e nis me ngjyrën e zezë, Shqipëria vesh uniformën e tretë kundër Anglisë

Për ndeshjen kundër Anglisë, kombëtarja shqiptare e futbollit do ketë të veshur uniformën e tretë, atë të zezë. Duke...

LIVE! Partia Socialiste çel fushatën në Tiranë

LIVE! Partia Socialiste çel fushatën në Tiranë S,M

E diela, ditë vendimtare për imamologun, çfarë do të bëjë Erdogan?

Vdekja jote, jeta ime. Kjo frazë përmbledh atë që ka ndodhur në Turqi ditët e fundit, pasi ndalimi i përkohshëm i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu,...

Punonjësit e urgjencave i dhurojnë jelek, Rama batuta: Do ta vesh kur të rrah ministrat

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin e 10-vjetorit të ngritjes dhe funksionimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencave mjekësore. Në fund të fjalës së tij,...

Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix

Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk...

Lajme të tjera

Web TV