Që pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”, Kiara Tito është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyer nga publiku shqiptar. E teksa ka fansa që e surprizojnë atë në çdo moment, duket se ka edhe persona që nuk e pëlqejnë.
Madje mirë që nuk janë fanse të saj, por arrijnë deri në atë pikë sa përveç komenteve negative, edhe fyejnë apo mallkojnë.
Pak ditë më parë, moderatorja e dashur për publikun tregoi se si dikush i kishte shkruar një mesazh ku i thoshte: “Ishalla po ngel sakat”.
Ndërkohë sot, Kiara ka vendosur që të bëjë publik një person që bën komentet më negative të mundshme.
Moderatorja e njohur ka postuar një foto në “Instastory” ku tregon profilin e personit në fjalë. Madje ajo u ka kërkuar ndjekësve të saj që t’i bëjnë report./O.S