Ligji i ri për turizmin/ Mete: Synojmë taksimin sa më të drejtë të operatorëve turistikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Financave Ervin Mete gjatë konferencës për vendimet e marra sot nga qeveria, foli për ligjin e ri për strukturat akomoduese, sipas sezoneve të caktuara dhe sqaroi se në ketë ligj nuk preken qiratë individuale.

Fjala e Ministrit Mete

Në vijim të asaj që përmendi ministrja, siç ju e dini, turizmi tashmë ka një zgjerim të jashtëzakonshëm dhe siç kërkon një vëmendje të dedikuar nga ana e rregullimit, qoftë të standardizimit, qoftë të kategorizimit të strukturave, ashtu kërkon edhe një vëmendje të dedikuar nga ana e qasjes fiskale, në mënyrë që ky sektor të japë kontributin e vet në ekonomi, por edhe në buxhetin e shtetit. Kjo, duke pasur një taksim sa më të drejtë dhe një kontribut sa më të drejtë nga ky sektor, në raport me përgjegjësitë që lindin nga rregulli dhe rregullimet fiskale.

Në ligjin që propozohet sot është parashikuar një dispozitë, ku në vijim të saj, Këshilli i Ministrave do të ketë një qasje ndërvepruese me sektorin, në mënyrë që të hartohet një metodologji që shërben si metodologji referuese për kapacitetet e shfrytëzimit të strukturave akomoduese, sipas sezoneve të caktuara.

 

 

Në ditët në vijim, Ministria e Financave do të publikojë edhe disa sqarime, lidhur me përgjegjësitë e qiradhënësve në këtë sektor, apo individëve të cilët përdorin platforma, në mënyrë që të jenë sa më të qartë dhe transparentë në përgjegjësitë e tyre tatimore dhe të kemi dhe një qasje sa më bashkëpunuese me tatimpaguesit në mënyrë që t’u përgjigjen këtyre përgjegjësive fiskale, për një tatim sa më të drejtë dhe një kontribut sa më të drejtë të tyre në ekonomi dhe në buxhetin e shtetit.
*****
Pyetje: Çfarë do të ndryshojë për qiradhënësit, ka të bëjë me platformat “Booking” dhe “Airbnb”?
Përgjigje: Jo! Nuk ndryshon gjë për qiradhënësit individualë. Por ne do të japim një sqarim, në mënyrë që të jenë sa më të qartë për përgjegjësitë e tyre ligjore dhe të hyjnë në një qasje sa më bashkëpunuese edhe nga shërbimi i tatimpaguesit, në mënyrë që të ketë një taksim sa më të drejtë.
Ndërsa, ajo që ndryshon me ligjin e sotëm, është vendosja e një dispozite, sipas të cilës për operatorët turistikë do të përcaktohet metodologji për shfrytëzimin e kapaciteteve, sipas sektorëve, e cila pastaj do të jetë metodologji referuese edhe për taksimin e operatorëve, në mënyrë që të ketë një deklarim sa më të drejtë të shfrytëzimit të kapaciteteve të operatorëve turistikë./O.S

Të fundit

Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Shkodër, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me shpalljen të pavlefshme të rezultatit zgjedhor për qarkun e...

Trump: Putin më telefonoi, më tha ‘a do ndihmë me Iranin’

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar një detaj të rëndësishëm nga një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë një deklarate për gazetarët në...

Merz: Duhet të kemi frikë, Rusia dëshiron të kalojë përtej Ukrainës

Synimet e Vladimir Putin shkojnë përtej Ukrainës. Kështu ka bërë të ditur kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë një fjalimi në Bundestag. Qeveria gjermane nuk...

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën...

Trump: Ishte nder për mua të shkatërroja objektet dhe të ndalja luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur përsëri për konfliktin Izrael-Iran, teksa ka postuar në faqen e tij të mediave...

Lajme të tjera

Web TV