Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kalendarit të festave do t’i shtohej një tjetër festë, Këshilli i Ministrave e ka bërë fakt. 22 nëntori do të jetë Dita e Alfabetit.
Këtë fakt e bëri të ditur ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
“Këshilli i Ministrave po i propozon që 22 nëntori të jetë dita e Alfabetit, një ditë pushim
Ajo që bashkon shqiptarët është gjuha. Në kongresin e Manastirut zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen nga kjo gjuhë e shenjtë. Kryeministri e njoftoi këtë fakt në samitin e Diasporës.”, tha ai./O.S