Britania zgjedh Kievin, Sunak: do të rrisë financimin ushtarak për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak do të rrisë fondet ushtarake për Ukrainën në vitin e ardhshëm financiar në 3.19 miliardë dollarë. Ai do të vizitojë Kievin, kryeqytetin ukrainas, më 12 janar, tha zyra e tij.

Zyra e Sunak tha se fondet do të ndihmonin në financimin e prokurimit të mijëra dronëve ushtarak për Ukrainën, duke përfshirë mbikëqyrjen, sulmet me rreze të gjata dhe dronët e detit.

“Unë jam këtu sot me një mesazh: Mbretëria e Bashkuar gjithashtu nuk do të lëkundet,” tha Sunak në një deklaratë duke shtuar: Ne do të qëndrojmë me Ukrainën, në orët e tyre më të errëta dhe në kohët më të mira që do të vijnë.

Vizita e Sunak në Ukrainë vjen disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kryen sulme ndaj grupit rebel Huthi në Jemen.

“Për dy vjet, Ukraina ka luftuar me guxim të madh për të zmbrapsur një pushtim brutal rus,” tha Sunak para vizitës.

“Ata janë ende duke luftuar, të palëkundur në vendosmërinë e tyre për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të mbrojtur parimet e lirisë dhe demokracisë”, shtoi Sunak.

Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, në nëntor të vitit të kaluar u zotua të ruajë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, gjatë një vizite të papritur në Kiev.

Vizita e ish-kryeministrit Cameron erdhi pasi Zelensky tha se fluksi i municioneve jetike të artilerisë nga aleatët perëndimorë kishte rënë që prej fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në tetor 2023./O.S

Të fundit

Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

Michel Platini ka fituar tre trofe të "Topit të Artë" në vitet 1983, 1984 dhe 1985 me fanellën e...

Rama kritika bankave: Janë të prapambetura! Mjaft me vonesat në digjitalizim

Në përfundim të një takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, mbajtur në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e këtij bashkëbisedimi,...

Tradhtoi gruan/CEO ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e nxori në ekran me të dashurën

Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka bërë një status orët e fundit. Në një koncert të Coldplay në New York, ai u...

Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i...

Nisin ditët më të nxehta të verës/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi...

Lajme të tjera

Web TV