Ermal Mamaqi thyen heshtjen pas raportimeve se është përfshirë në pastrim parash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermal Mamaqi ka reaguar për herë të parë pas akuzave se është përfshirë në një skemë pastrimi parash.

Ai mohon këto akuza, duke kërkuar përgënjeshtrimin e lajmeve duke paralajmëruar marrjen e masave ligjore.

Më tej, ai shkruan se shumë shpejt do sjellë dy projekte të reja filmike dhe trajnime vetëzhvillimi, duke thënë se janë të vetmet punë që di të bëjë.

Statusi i plotë:

Përshëndetje të gjithëve!

Nisur nga një lajm i rremë që po qarkullon së fundmi dua të bëj një sqarim për fansat dhe dashamirësit e mi, gjithashtu kam një kërkesë të drejtëpërdrejtë për të gjithë ata që në mënyrë të qëllimshme ose prej mungesës së profesionalizmit, kanë kontribuar në shumëfishimin e kësaj të pavërtete.

Nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash dhe nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore, ndryshe nga çfarë po përflitet.

Ky informacion i rremë, i shpërndarë nga disa media dhe gazetarë të cilët kanë shkelur me të dyja këmbët etikën dhe parimet e profesionit të tyre, ka shkaktuar dëme psikologjike, morale dhe ekonomike.

Për rrjedhojë, ju bëj thirrje që të përgënjeshtroni dhe fshini të gjithë lajmet në adresën time lidhur me këtë çështje, pasi në të kundërt, ndaj çdo subjekti të përfshirë do të ketë një ndjekje ligjore ku secili do përballet me pasojat që parashikon ligji.

Ndërsa atyre që janë angazhuar në fyerje dhe shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes, dua t’ju them se nuk është kjo mënyra për t’u ndjerë më mirë, apo për të ngushëlluar veten.

Kush ka të vërtetën me vete nuk i trembet asgjëje. Dhe e vërteta ime është puna që bëj, sakrificat e mia, arti im.

Lexo edhe :  Meta heq filtrat e bukurisë në Instagram, ja data e fuqizimit të vendimit

Në fund, dua ta mbyll me një lajm të mirë për të gjithë ata që më kanë mbështetur këto ditë dhe që kanë qëndruar pranë meje. Shumë shpejt lançoj dy projekte të reja filmike, do të shihemi në trajnimet për vetëzhvillimin dhe në shumë projekte të reja të cilat do t’i zbuloj në muajt në vijim.

Këto janë punët e vetme që di të bëj dhe falë tyre gëzoj çdo gjë që kam.

Shihemi së shpejti,

Ermali
E.Ç

Të fundit

Rruga e vështirë e Kosovës drejt energjisë së ripërtërishme

Në fshatin Bajgorë të komunës së Mitrovicës, rreth 50 kilometra larg Prishtinës, ndodhet parku i erës i përfunduar në...

“Donaldi i Dubait”: Manjati i pasurive të paluajtshme që qëndron pranë Trumpit

Kur miliarderi nga Emiratet, Hussain Sajwani, përmendi gjatë një darke me partnerin e tij të biznesit, Donald Trump, se ai kishte në plan të...

Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta

Ekipi që do të punojë për mandatin e katërt të Partisë Socialiste ka pësuar vazhdimisht ndryshime nga kryeministri Rama. Ai i ka shtuar përforcime...

‘Në çdo pasqyrë na sheh mëkati’/ Promovohet libri i Preç Zogajt

“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, libri më i fundit shkrimtarit, publicistit e poetit Preç Zogaj u prezantua në Lezhë, vendlindjen e tij. Ky botim voluminoz...

Kombëtarja shqiptare e vajzave nis vitin me grumbullim 10-ditor në Mal të Zi

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të zhvillojë grumbullimin e parë për vitin 2025 në Mal të Zi. Ekipi kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Armir...

Lajme të tjera

Web TV