test

I vrau vëllanë/ Gruaja shqiptare mbron viktimën: S’i ka bërë gjë! Burrin s’do e shoh më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gruaja e 50-vjeçarit shqiptar, i cili vrau kunatin e tij (vëllain e bashkëshortes) pasi mori vesh se i kishte vajzën, ka reaguar sërish. Ajo ka bërë deklarata të forta për mediat greke, ndërsa i doli në mbrojtje vëllait të saj, 33-vjeçarit Erjon Pelivanit, ndërsa theksoi se ky i fundit nuk ka abuzuar me thjeshtrën e saj. Ajo pohoi se nuk ishte në dijeni të asnjë gjëje.

Pyetjes nëse do ta shohë bashkëshortin Fatmir Tarellari në paraburgim, përgjigja për ERT ka qenë negative. Shqiptarja tha në emisionin ‘Të vërtetat me Zenën’, se çfarëdo që të ndodhte, burri i saj nuk duhej të ishte sjellë kështu.

“Çfarëdo që është bërë, ka një ligj. Ai nuk duhej ta vriste. Së bashku kemi një fëmijë që tani është 10 vjeç…” tha njerka e 18-vjeçares për 50-vjeçarin, i cili ka dhe tre vajza nga martesa e mëparshme, ndërsa gruan e kishte humbur në një aksident automobilistik.

“Nuk dija asgjë! Ai vuajti atë që pësoi vajza dhe e tha tani, na mbylli shtëpinë… Këtë krim im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd… Kam duruar gjithë këtë vjet. I rrita fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, tha ajo. Së fundi, ajo argumentoi se autori nuk është person i mirë dhe se prej vitesh kishte duruar shumë. “Ai nuk është njeri i mirë. Ai gënjente shumë, ishte ekspert. Unë që jetoja me të, e kuptova më pas. Burri nxehej kollaj, nuk ishte as baba i mirë”, përfundoi ajo./e.t

Të fundit

Portugalia synon të vulosë kualifikimin ndaj Turqisë, formacionet zyrtare të skuadrave

Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Portugalisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para duelit që nis me fillim nga...

Ushqimet që shkaktojnë gazra, mënyra e duhur si t’i konsumoni

Edhe pse fasulet janë më famëkeqet për nxitjen e gazrave, ka shumë ushqime të tjera që shkaktojnë gazra dhe shqetësime gastrointestinale. Gazat prodhohen kryesisht nga...

Lando Norris do të niset nga Pole Position në Çmimin e Madh të Spanjës, befason Hamilton

Lando Norris do të niset i pari në garën e së dielës në Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1. Piloti britanik i...

Tri gjërat që duhet të bëni për të fituar zemrën e një gruaje

Sipas një prej sondazheve në rrjetet sociale, ka disa gjëra kyçe që gratë presin nga partnerët e tyre të mundshëm. Disa prej tyre janë...

Gjeorgjia merr pikën e parë historike në Europian, Çekia i “shpëton” humbjes

Gjeorgjia dhe Çekia e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e dytë të Grupit F. Për të dyja kombëtaret kjo ishte pika e parë në...

Lajme të tjera

Web TV